GJITHNJË E MË PAK TË SAPOLINDUR DHE GJITHNJË E MË SHUMË TË VDEKUR

Në Mal të Zi, për të tretin vit radhazi, është shënuar rritje negative natyrore, tregojnë të dhënat paraprake të Monstat.

Të dhënat e Monstat tregojnë se që nga viti 2019, ka pasur gjithnjë e më pak të sapolindur.

Kështu, në vitin 2019 kanë lindur 7.223 foshnja, në vitin 2020 kanë lindur 7.097 fëmijë, në vitin 2021 ky numër ka qenë 7.033, ndërsa vitin e kaluar në Mal të Zi kanë lindur 7.008 foshnje.

Në të njëjtën periudhë, numri i vdekjeve rritet çdo vit, kështu që ai numër në vitin 2019 ishte 6.595, ndërsa vitin e kaluar 7.058.

Të dhënat e Monstat për vitin e kaluar tregojnë se në Mal të Zi, numri i personave të vdekur ishte 50 më i madh se numri i të porsalindurve.

Rritje negative natyrore vitin e kaluar është shënuar në 17 komuna, ndërsa rritje pozitive është shënuar në 7komuna.

Rritja më e madhe pozitive është shënuar në Podgoricë, e ndjekur nga Budva, Tivati, Rozhaja, Tuzi, Plava dhe Ulqini.

Rritja më e madhe negative natyrore është shënuar në Plevle.

SHARE