TË GJITHA LLOJET E DERIVATEVE MË TË SHTRENJTA

Nga mesnata, të gjitha llojet e karburanteve do të rriten në çmim me tre deri në katër cent, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale. Çmimi i Eurosuper 95 do të kushtoj 1 euro e 27 cent ndërsa Eurosuper 98 do të kushtoj 1 euro e 3 cent. Eurodiesel do të rritet në çmim për tre cent dhe do të kushtoj 1 euro e 13 cent dhe vaji djegës me shumicë do të kushtoj 1 euro e 11 cent. Ndryshimi i fundit në çmimet e karburantit ishte më 16 shkurt, kur të gjitha llojet e derivateve u rritën tre deri në pesë cent.

SHARE