JUNKER: SË PARI BRENDIA ATËHERË DATA PËR BISEDIME

Presidenti i Komisionit Evropian Zhan-Kllod Junker, pas vizitës  së tij në Shkup, Tiranë, Beograd, Sarajevë, Podgoricë dhe Prishtinë, deklaroi se askujt deri me tani  nga vendet e Ballkanit Perëndimor nuk i ka premtuar data anëtarësimi  apo  kalendar të mundshëm negociatash për  në BE.

Sipas Junker lidhur me këtë kualiteti është më i rëndësishëm sesa shpejtësia.

“Për mua është e rëndësishme brendia e jo përcaktimi i datës. Afatet më interesojnë, por jo në atë masë sa të harroj thelbin e negociatave”,deklaroi Junker për Dojçe Vele.

Junker lidhur me këtë theksoi se kushtet për kyçje në bisedime duhet të plotësohen. “Kjo përfshin të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që duhet të zgjidhin mosmarrëveshjet për kufij, pasiqë nuk mundemi në BE, të importojmë konfliktet kufitare.

Ne duhet të sjellim stabilitet në rajon, por nuk dëshirojmë që nga ana tjetër të fitojmë paqëndrueshmëri”, shtoi ai, duke shtuar se Bashkimi Evropian është edhe bashkësi e vlerave.

“Sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut, liria e medies , këto janë temat që unë ndonjëherë duhet ti shpjegoj pak më mirë”, tha Junker.

SHARE