INSTITUTI: 822 RASTE TË REJA, 4 HUMBJE JETËSH

Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë regjistruar 822 raste të reja pozitive me Covid-19, ndërsa 4 përsona kanë humbur jetën, kanë njoftusr nga ISHP. Përqindja e rasteve të reja pozitive në numrin total të të testuarve për 31.01.2022. ishte 28.43%. Gjatë ditës së djeshme në Institut janë raportuar 4 vdekje të lidhura me infeksionin SARS-CoV-2 nga këto komuna: Podgorica (1), Nikshiq (2) dhe Plevla (1). Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga infeksioni COVID-19 në Mal të Zi që nga fillimi i pandemisë është 2,568. Deri në orën 15:00 u raportua shërimi i 1,087 pacientëve. Në nivel vendi numërohen 5,839 raste aktive.

SHARE