Milan Radoiçiq sot ka marrë përgjegjësinë për ngjarjet në Banjskë të Kosovës më 24 shtator duke shprehur gatishmërinë që t'u përgjigjet autoriteteve kompetente të Serbisë dhe ka dhënë dorëheqje nga posti i nënkryetarit të Listës Serbe. Avokati i tij Goran Petronijeviq ka lexuar mesazhin e tij në të cilin ka thënë se ka ardhur...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka takuar në një mëngjes pune, ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe të Bashkimit Evropian (BE), për të diskutuar situatën aktuale në veri të vendit pas sulmit terrorist dhe aktit të agresionit të Serbisë kundër Kosovës. Siç njofton Zyra e Presidentes, në takim, presidentja Osmani...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg njoftoi se kanë miratuar dërgimin e forcave shtesë për Forcat Paqësore të KFOR-it në Kosovë. Në një deklaratë me shkrim lidhur me situatën e përgjithshme në Kosovë, Stoltenberg vuri në dukje se organi vendimmarrës i NATO-s, Këshilli i Atlantikut të Veriut ka diskutuar sot për situatën në...
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë në forumin “Berlin Global Dialogue” në Gjermani, ndërsa ishte pjesë e panelit me temë “Roli Gjeopolitik i Ballkanit Perëndimor”, një bashkëbisedim i fokusuar në rolin që mund të luajë Ballkani Perëndimor në forcimin e së ardhmes gjeopolitike dhe ekonomike të Evropës. Kryeministri Rama ka theksuar se...
Të paktën 50 persona janë vrarë dhe më shumë se 50 të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi në Pakistan, kanë thënë autoritetet e këtij vendi. Shpërthimi ka ndodhur afër një xhamie në provincën jugperëndimore Baluçistan të premten, teksa njerëzit janë mbledhur për ta festuar ditëlindjen e profetit Muhamed.
Ekuipazhet ukrainase të tankeve në frontin lindor, kanë marrë në duar tashmë bishat amerikane Abrams, që sipas tyre do ti ofrojnë më shumë mbrojtje dhe fuqi zjarri në fushëbetejë. Presidenti Volodimir Zelenski, tha të hënën se Ukraina kishte marrë dërgesën e parë të tankeve amerikane Abrams, që do të ndihmojnë në mbrojtjen e...
Bashkimi Evropian ka zgjatur për një vit të drejtën e refugjatëve nga Ukraina që të qëndrojnë në bllok. Sipas vendimit, refugjatët ukrainas, që kanë ikur nga shteti si pasojë e pushtimit rus të Ukrainës, do të mund të qëndrojnë në BE deri në mars të vitit 2025. BE-ja mori vendim për mbrojtje të përkohshme...
Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit, Goran Gjuroviq, ka bërë të ditur se nga data 2 tetor do të ulen çmimet e mbi 150 artikujve në raundin e ri të fushatës “Stop Inflacionit”. Ai në konferencë për media bëri të ditur se aksioni i ri do të zgjasë deri në fund të vitit....
Data e re e përmendur në kuadër të zgjerimit të Bashkimit Evropian (BE), 2030, është disi dekurajuese, sidomos për vendet që janë më të avancuara në atë proces, ka vlerësuar presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq. Pas takimit me kryeministrin e Luksemburgut, Xavier Bethel, ai tha se në periudhën paraprake ka munguar...
Qeveria e Malit të Zi ka pranuar sot kërkesën e Drejtorisë së Policisë për kthimin e tunelit të hapur nga banesa në rrugën Njegosheva në depon e Gjykatës së Lartë në gjendjen fillestare. Ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq, tha se rehabilitimi i tunelit do të bëhet me iniciativën...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME