KF „DEÇIQ“ FITON KUPËN E MALIT TË ZI, SHKRUAN HISTORI DHE SIGURON PJESËMARRJEN NË EUROPË

Foto: Fc Decic Admiral Bet/Facebook/

Klubi i futbollit „Deçiq“ ka arritur një sukses historik duke fituar për herë të parë Kupën e Malit të Zi.

Në finalen e zhvilluar më 29 maj 2025 në Nikshiq, KF „Deçiq“ mundi Mornarin me rezultatin 1:0, falë golit të shënuar nga Asmir Kajeviq në minutën e 23-të.

Ky triumf i jep klubit të Deçiqit një biletë për në raundet kualifikuese të Ligës së Konferencës së UEFA-s për sezonin 2025–26.

Ky është trofeu i dytë në histori për KF „Deçiq“, pas titullit të fituar në kampionatin e vitit të kaluar.

Skuadra ka kaluar një sezon të suksesshëm dhe ky sukses është një vazhdimësi e performancës së tyre të shkëlqyer.  

SHARE