Sindikata e Arsimit i ka dorëzuar ministrisë përkatëse vendimin për të hyrë në grevë më 19 shkurt, të cilën, siç paralajmëruan, do ta tërheqin nëse në negociatat me Qeverinë në ditët në vijim arrihet një zgjidhje kompromisi.
Kryetari i Sindikatës së Arsimit Radomir Bozhoviq tha se sot në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe...
Qeveria, përkundër sfidave të shumta, është e vendosur të udhëheqë një politikë të përgjegjshme ekonomike që përfshin stabilitetin e financave publike dhe që do të mundësojë përparimin e shoqërisë në tërësi, tha ministri i Financave Novica Vukoviq.
Ai u takua me zëvendësdrejtorin ekzekutiv të zonës belgo-holandeze të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), Luca Dresse,...
Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Nëpërmjet programit IPARD III për mbështetjen e bujqësisë dhe zhvillimit rural, tetë milionë euro janë në dispozicion për zhvillimin e turizmit rural dhe përpunimin në ekonomi bujqësore, njoftoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave.
Departamenti i kryesuar nga...
Situata epidemiologjike në Mal të Zi aktualisht është e komplikuar për shkak se janë aktive disa epidemi, tha për Radion e Malit të Zi Dr. Darinka Markoviq, epidemiologe në Institutin e Shëndetit Publik.
Siç thotë ajo, dominon gripi, i cili është në rritje. Epidemia e kollës së mirë nuk po pakësohet. Tre pacientë...
Lajme
STANO: KOSOVA RREZIKON TË MBETET PRAPA NË RRUGËN DREJT BE-së PËR SHKAK TË VEPRIMEVE TË NJËANSHME
Zëdhënësi i Bashkimit Evropian (BE), Petar Stano, ka thënë të mërkurën se Kosova rrezikon të mbetet prapa në rrugën e saj drejt anëtarësimit në bllok, për shkak të, siç i quajti ai, veprimeve në njëanshme të saj.
Ai i bëri thirrje Kosovës dhe Serbisë të përqendrohen në përmbushjen e detyrimeve që dalin nga marrëveshjet...
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se “ende ka shumë punë” për të tejkaluar dallimet mes Izraelit dhe Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – për kushtet e një marrëveshjeje të re armëpushimi dhe lirimin e pengjeve.
Këtë deklaratë kryediplomati amerikan e bëri pasi...
Dhoma e Përfaqësuesve nuk e ka kaluar një projektligj të mërkurën, sipas të cilit Shtetet e Bashkuara do ta ndihmonin Izraelin me 17.6 miliardë dollarë, pasi demokratët thanë se duan një projektligj ku do të përfshihej edhe ndihma për Ukrainën, financimi ndërkombëtar humanitar dhe ndihma e re financiare për sigurinë kufitare.
Projektligji i mori...
Që prej orës 4 të mëngjesit të sotëm, stafi tokësor i disa kompanive të Lufthansa-s nisi grevën e paralajmëruar, që do të paralizojë një pjesë të fluturimeve në Gjermani.
Më rëndë preken ato që konsiderohen si qendrat më të mëdha sa i takon vëllimit të pasagjerëve, Frankfurti dhe Mynihu, por cenohen gjithashtu edhe Hamburgu,...
Bota
VON DER LEYEN TËRHEQ LIGJIN E DISKUTUESHËM TË PESTICIDEVE, MES REAGIMEVE TË KRAHUT TË DJATHTË DHE PROTESTAVE TË FERMERËVE
Ursula von der Leyen njoftoi të martën tërheqjen e një ligji kontestues, që synonte të reduktonte përdorimin e pesticideve në të gjithë Bashkimin Evropian, duke shënuar humbjen e parë të Marrëveshjes së Gjelbër.
E ashtuquajtura Rregullore e Përdorimit të Qëndrueshëm (SUR) u paraqit për herë të parë në qershor 2022, me qëllimin ambicioz për...
Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, ka takuar në Pallatin Elysee presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në kuadër të një vizite pune në Paris.
Gjatë takimit u theksuan marrëdhëniet e shkëlqyera dypalëshe dhe kryeministri Spajiq falënderoi për mbështetjen që Franca i jep Malit të Zi në rrugën drejt BE-së.









