Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, u ka bërë thirrje moldavëve të votojnë në dy palë zgjedhjet vendimtare të këtij viti dhe njoftoi se Bashkimi Evropian do ta ndihmojë me 1.8 miliard euro ekonominë e Moldavisë në tri vjetët e ardhshme. Presidentja properëndimore e Moldavisë, Maia Sandu, po garon për mandatin e...
Më shumë se 370 milionë vajza dhe gra të reja nën moshën 18-vjeçare, janë dhunuar apo janë sulmuar seksualisht në gjithë botën, sipas Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Fëmijë (UNICEF). Këto janë shifrat e para të agjencisë lidhur me dhunën seksuale ndaj fëmijëve, në nivel global, dhe janë publikuar një ditë para shënimit...
Pasi shkaktoi ndërprerje energjie dhe shkuli pemët me rrënjë në të gjithë Evropën Perëndimore, uragani Kirk mbërriti edhe Francën jugore duke sjellë atje shira të rrëmbyeshme, që i morën jetën një marinari në qytetin Port Sete e që i detyruan autoritetet ta vendosnin thuajse gjithë vendin në nivelin portokalli të emergjencës. Era e...
Deputetët e shumicës parlamentare të Kuvendit të Malit të Zi, në seancën e sotme të mbajtur në Cetinë, sërish e votuan ligjin për Bankën Zhvillimore të Malit të Zi, të cilin presidenti Jakov Millatoviq e ktheu në Kuvend për rivendim. Për votuan 42 deputetë, ndërsa 1 deputet votoi kundër.
Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore Në konferencën “Lidhja e pikave në sigurinë kibernetike: dinamika e strategjisë së mbrojtjes kibernetike”, e cila u mbajt sot, folën ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj dhe ambasadorja e SHBA-së në Mal të Zi, Judy Reising Reinke. “Mjedisi i sotëm...
Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore Kryetari i Kuvendit Andrija Mandiq prezantoi logon e re të Parlamentit të Malit të Zi. Ai këtë e ka bërë të ditur gjatë seancës parlamentare në Cetinë, ndërsa ka sqaruar se vendimin e ka marrë me përfaqësuesin e autorizuar të Sekretariatit të Përgjithshëm të...
Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq tha se Qeveria duhet të ofrojë mbështetje më të madhe për shërbimet lokale në luftën kundër pasojave të fatkeqësive të motit. „Kam biseduar me kryetarin e komunës së Shavnikut, Jugosllav Jakiq, i cili më ka njoftuar për gjendjen e rëndë në atë komunë, të shkaktuar nga...
Ministria e Çështjeve Evropiane u bëri thirrje deputetëve që të votojnë nesër ligjet kyçe për përmbushjen e kritereve në kapitujt 7 - Ligji i Pronësisë Intelektuale dhe 10 - Shoqëria e Informacionit dhe Media. Ministria e Çështjeve Evropiane, siç thuhet në njoftim, pret që gjatë seancës së nesërme të Kuvendit, deputetët të veprojnë...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, mbërriti të mërkurën në Kroaci për një samit me liderët e Ballkanit – përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani – ndërsa vendi i tij përpiqet të ndalë avancimet ruse në lindje të Ukrainës, me Kievin që kërkon më shumë ndihmë ushtarake. Zelensky tha në platformën X se kishte...
Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, vendi i të cilit e mban presidencën e radhës së BE-së, kritikoi bllokun në seancën plenare të Parlamentit Europian, duke thënë se nuk po i mban premtimet e bëra vendeve të Ballkanit përpara 20 viteve, duke vecuar sidomos rastin e Serbisë. “Duhet të fokusohemi sidomos tek Serbia. Pa Serbinë,...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME