Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore Nënkryetari i Kuvendit të Malit të Zi, Nikollë Camaj, mori pjesë në Samitin e Tretë Parlamentar të Platformës Ndërkombëtare të Krimesë, të mbajtur në Riga, në Republikën e Letonisë, më 23 dhe 24 tetor 2024. Me këtë rast, Camaj mbajti...
Foto: predsjednik.me Nisma e fundit për futjen e Ligjit për agjentët me ndikim të huaj do të ishte një sulm ndaj sektorit civil dhe një praktikë retrograde që tregon se tendencat në vend po shkojnë në drejtimin e gabuar. Kështu ka bërë të ditur presidenti i shtetit Jakov Millatoviq gjatë...
Gripi është nënvlerësuar në Mal të Zi. Shumica e popullatës mendojnë se sëmundja zgjat vetëm pak, se nuk është e rrezikshme dhe se nuk ka kuptim të vaksinohen çdo vit, ka thënë në Radion e Malit të Zi  epidemiologia në Qendrën Shëndetësore në Nikshiq, Dr.Ivona Drashkoviq. “Ajo që është shumë e rëndësishme është...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka mbërritur për një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku është pritur nga kryeministri Hristijan Mickoski, raporton Anadolu. Pas ceremonisë me nderimet më të larta, Mickoski dhe von der Leyen zhvilluan një takim dypalësh, pas çka u mbajt takimi i të dy delegacioneve.
Kryenegociatorët e Kosovës dhe të Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, ndodhen sot në Bruksel për rundin e ri të bisedimeve në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve fqinje. Siç ka ndodhur edhe në të kaluarën, edhe sot pritet që rundi i ri të fillojë me takime...
“E kisha marrë parasysh se do të dilnin pengesa, por ato do të kapërcehen: protokolli Itali-Shqipëri do të funksionojë”. Për këtë, kryeministrja italiane Giorgia Meloni është më se e bindur.  “Nuk do të lejoj të rrëzohet një zgjidhje të cilën ne e kemi identifikuar në përputhje të plotë me ligjin italian dhe europian, vetëm...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, tha se dhe Rusia do të marrë pjesë në Samitin e Paqes nëse zbatohet Plani i Fitores i përgatitur nga administrata e Kievit për t'i dhënë fund Luftës Rusi-Ukrainë, transmeton Anadolu. Sipas deklaratës së Presidencës së Ukrainës, Zelenskyy përmes video-konferencës iu drejtua pjesëmarrësve të Samitit të 3-të Parlamentar të...
Vetëm pak ditë pasi e acaroi Izraelin me vendimin për t`i ndaluar firmave izraelite të paraqesin produktet e tyre në një panair të armëve të marinës ushtarake, Franca njoftoi se do t`i japë Libanit të gjendur nën breshërinë e raketave të shtetit hebre një paketë ndihme me vlerë 100 milionë euro. Macron tha se...
Pesë persona janë vrarë në një sulm terrorist në Turqi në selinë e një kompanie të mbrojtjes dhe hapësirës ajrore, kanë thënë autoritetet. Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya tha se dy sulmuesit, një burrë dhe një grua u vranë. Dy nga 22 të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën. Të...
Sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës kanë vrarë 42 njerëz, pasi ushtria izraelite ka vijuar rrethimin përreth spitaleve dhe vendet kur strehohen refugjatët. Nga të paktën 42 persona të raportuar të vrarë nga sulmet ushtarake izraelite në të gjithë enklavën të mërkurën, 37 ishin në veriun e Gazës.

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME