Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore
Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq vlerësoi se Euro modeli është një reformë e domosdoshme, pasi subvencionet dhe aksionet promocionale të shitjes mund të ofrojnë vetëm lehtësim afatshkurtër, ndërsa një strukturë e qëndrueshme e pagave dhe e sistemit tatimor përbën mekanizëm afatgjatë dhe të qëndrueshëm për mbrojtjen e standardit të jetesës së qytetarëve.
Në një postim në rrjetin social X, Spajiq shkroi se edhe gjatë Forumit Ekonomik Botëror, që po mbahet në Dubai, në bisedimet me ekspertët është konfirmuar se Mali i Zi përballet me sfida serioze.
“Bëhet fjalë për inflacionin e importuar, të nxitur në masë të madhe nga luftërat në Ukrainë dhe në Lindjen e Mesme, rritjen e çmimeve të energjisë dhe ushqimeve, si dhe situatën gjeopolitike, e cila vazhdon të jetë e paparashikueshme”, theksoi Spajiq, duke shtuar se Euro modeli është një reformë e domosdoshme.









