Ministri i Punëve të Jashtme i Bosnje e Hercegovinës, Ellmedin Konakoviq, i dërgoi notë proteste Malit të Zi, për shkak të, siç tha, “deklaratave kontroverse të kryetarit të Kuvendit, Andrija Mandiq, se ‘Kuvendi gjithëserb’ është një tubim i dy shteteve”. “Edhe pse jemi mësuar prej tij, edhe pse ai vazhdimisht sillet kështu, ne do...
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se Qeveria e drejtuar prej tij nuk ka problem me serbët e Kosovës, por me Qeverinë e Serbisë. Duke folur në samitin “The Western Balkans 2024”, të martën në Prishtinë, Kurti tha se integrimi i serbëve të Kosovës në institucionet e vendit, është çështje parësore për të.
Ish-sekretari i NATO-s, Lord George Robertson, i cili po qëndron në Kosovë për nder të 25-vjetorit të Çlirimit ka kërkuar nga vendet e Bashkimit Evropian të jenë të gatshme “për çdo kërcënim të Rusisë dhe vendeve aleate të saj”. Në konferencën e Ballkanit Perëndimor ai tha se rreziku nga ndikimi rus ekziston, por kjo sipas tij nuk...
Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e ka miratuar të hënën një rezolutë për ta mbështetur një plan për armëpushim, i cili ka për qëllim dhënien fund të luftës tetëmujore në Rripin e Gazës mes Izraelit dhe Hamasit – grupit të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Rezoluta, e...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, thotë se pret që t’i sigurojë miliarda euro nga vendet aleate për mbrojtjen e Ukrainës dhe për rindërtimin e vendit të vet pas luftës. Ai i bëri këto komente më 11 qershor në Konferencën për Rimëkëmbjen e Ukrainës në Berlin. Gjermania është nikoqire e konferencës dyditore për planifikimin e...
Ashtu siç ishte parashikuar, e djathta ekstreme pësoi rritje në zgjedhjet europiane, por jo në një nivel të tillë sa për të kërcënuar vendimmarrjen dhe politikat e deritanishme në raport me zgjerimin. Pavarësisht avancimit të partive të ekstremit të djathtë në disa vende, partitë që konsiderohen tradicionalisht pro-europiane, do të vazhdojnë të kenë shumicën...
Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore Grupi i Punës për Zgjerimin e BE-së do të diskutojë në seancën e sotme Raportin e Përkohshëm të Vlerësimit të Standardeve (IBAR). Pozicioni i përbashkët i BE-së për kapitujt 23 dhe 24 është gjithashtu në axhendë.
Në seancën e 19 qershorit, Kuvendi i Malit të Zi do të vendos edhe një herë për ndryshimet në Ligjin për Këshillin Gjyqësor dhe Gjyqtarët dhe Ligjin për Transmetuesin Publik Kombëtar – Shërbimi i Medias Publike, të cilat janë kthyer për rivendim nga Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq. Kjo është konfirmuar...
Me rastin e festës së ardhshme fetare – Kurban Bajramit, ditë pushimi për punëtorët e besimit islam janë datat 16, 17 dhe 18 qershor, njoftoi Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale. “Bazuar në Ligjin për kremtimin e festave fetare (“Gazeta Zyrtare e Republikës së Malit të Zi”, nr. 56/93), besimtarët e fesë islame...
Ish-kryeministri i Britanisë së Madhe gjatë kohës së luftës në Kosovë 1998-99, Tony Blair, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Prishtinë, u është drejtuar deputetëve të Kuvendit të Kosovës me një fjalim me rastin e 25-vjetorit të çlirimit të Kosovës. Blair i cili paraprakisht u takua me presidenten Vjosa Osmani, kryeministrin Albin...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME