Më 16 shtator, do të mbahet konferenca e gjashtë ndërqeveritare për të shënuar hapin final zyrtar të hapjes së të gjithë kapitujve me qëllim anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Këtë të premte, më 5 shtator, Klan News ka mësuar se ambasadorët e 27 shteteve anëtare të BE-së kanë miratuar me unanimitet pozicionin negociues...
Presidenti amerikan, Donald Trump, duket se mori një qëndrim më të ashpër me mbështetësit kryesorë evropianë të Kievit, duke u thënë atyre se duhet t’i bëjnë më shumë presion financiar Rusisë dhe aleates së saj kryesore, Kinës, për ta detyruar Kremlinin që t’i japë fund luftës në Ukrainë, tha një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë.
Sigurimi i garancive ushtarake për Ukrainën ishte në qendër të samitit të Parisit, ku u arrit një marrëveshje që duket se do të gëzojë presidentin Volodimir Zelensky. Në këtë takim, i udhëhequr nga presidenti francez Emmanuel Macron dhe kryeministri britanik Keir Starmer, morën pjesë 35 krerë shtetesh dhe qeverish, disa personalisht dhe disa...
Agjencia për mbrojtje civile në Gazë raportoi se 19 persona janë vrarë më 5 shtator si pasojë e një sërë sulmesh ajrore izraelite në dhe përreth Qytetit të Gazës – vendbanim që ushtria izraelite dëshiron ta marrë nën kontroll të plotë. Zëdhënësi i kësaj agjencie, Mahmud Bassal, tha se sulmet goditën ndërtesa dhe...
Tregu i punës në SHBA u dobësua edhe më shumë në muajin gusht, duke ngritur shqetësime të reja për situatën e ekonomisë më të madhe në botë. Punëdhënësit shtuan vetëm 22 mijë vende pune muajin e kaluar, më pak se sa pritej, ndërsa shkalla e papunësisë u rrit nga 4.2% në 4.3%, sipas Departamentit...
Foto: predsjednik.me Presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, ka kërkuar mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit më 15 shtator 2025, në përputhje me nenin 90 të Kushtetutës së Malit të Zi dhe nenin 128 të Rregullores së Kuvendit. Qëllimi i kësaj mbledhjeje është shqyrtimi i propozimit për emërimin e avokates...
Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore Në seancën e sotme, Qeveria e Malit të Zi miratoi një vendim për pezullimin e përkohshëm të njohjes së diplomave të marra nga Shkolla e Lartë për Biznesin e Shërbimeve në Sarajevën Lindore – Sokolac, Bosnje e Hercegovinë, në kuadër të procedurave të punësimit....
Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore Statistikat e MONSTAT-it për shtatë muajt e parë të këtij viti tregojnë një rritje prej 4.28% të numrit të turistëve në të gjitha format e akomodimit krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Në krahasim me rekordin e...
Foto: Qeveria e Malit të Zi / Vlada Crne Gore Ministrja e Punëve Evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviq, ka deklaruar se vendi po ndjek një rrugë ambicioze për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian deri në vitin 2028, duke theksuar se nuk ekziston një plan alternativ (plan B). Gorçeviq...
Foto: Ilustrim Qytetarët në gjysmën e dytë të tetorit, përsëri do të mund të marrin ilaçe me recetë në barnatoret private. Deri atëherë, barnat mund t’i marrin vetëm në barnatoret e shtetit, deklaroi për Televizionin e Malit të Zi Zdravko Vuksanoviq, ndihmës drejtor i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore.

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME