Bashkësia e Komunave të Malit të Zi, kërkoi që afati për paraqitjen e kërkesave për legalizimin e ndërtimeve pa leje, që skadoi më 16 korrik 2018, të zgjatet deri në miratimin e një plani rregullator të përgjithshëm, i cili pritet të përfundohet deri në vitin 2020. Siç shkruan gazeta "Pobjeda", nga Bashkësia e Komunave është kumtuar se këtë e kanë kërkuar...
Branka Miliq, njëra nga të akuzuarat për tentativë të terrorizmit gjatë zgjedhjeve parlamentare të Malit të Zi në vitin 2016, deklaroi për gazetën "Dan",  se, siç tha ajo, pas torturës dhe poshtërimeve të papara që ajo kishte përjetuar gjatë gjykimit nuk ka çfarë të kërkoi në sallën e gjyqit të Gjykatës së Lartë në Podgoricë. Ajo tha se nuk do...
Mali i Zi është i vendosur të zhvillojë dhe përmirësojë ligjet dhe të bashkëpunojë me vendet e tjera për të kontrolluar dhe parandaluar migrimin e paligjshëm, deklaroi Ministri i Brendshëm i Malit të Zi, Mevlludin Nuhoxhiq, pas takimit me ambasadorin jorezident të Mbretërisë së Spanjës Miguel Fuertes Suarez. “Bashkëpunimi cilësor në fushën e sigurisë, ekonomisë dhe turizmit ka çuar në...
Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, gjatë një ligjërate në Argjentinë me temë “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Evropian pas Brexit – një pikëpamje nga Mali i Zi”, tha se dy vjet e gjysmë më parë, Evropa dhe bota ishin një vend më i mirë për të jetuar se sot. Ai tha se politika e zgjerimit është një formulë e...
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, deklaroi se vendimi për ti  rreth vendosjes në burg të deputetëve të Frontit Demokratik Nebojsha Medojeviq dhe Millan Knezheviq,  është në përputhje me ligjin. Markoviq, duke iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve rreth kushtetutshmërisë së vendimit për të futur në burg deputetët, të cilët nuk iu përgjigjën thirrjes së gjykatës për të dëshmuar, tha...
Mali i Zi dhe Hungaria kanë bashkëpunim të ngushtë politik, e cila është bazë e shkëlqyeshme për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit intensiv në nivel ekonomik dhe kulturor, vlerësuan gjatë takimit të sotëm Kryebashkiaku i Podgoricës, Dr. Ivan Vukoviq dhe ambasadori i Hungarisë, Jozef Negjeshi. Vukoviq vlerësoi se Mali i Zi ka patur gjithmonë mbështetjen e Hungarisë, veçanërisht gjatë periudhës...
Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Malit të Zi, gjenerali Dragutin Dakiq, priti sot Presidentin e Maqedonisë, Gjorgje Ivanov, i cili theksoi rëndësinë e ruajtjes së stabilitetit në rajon. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë së Malit të Zi, deklaroi se Republika e Maqedonisë do të ketë mbështetjen e plotë të Malit të Zi në rrugën...
Komisioni për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, i Kuvendit të Kosovës, i përbërë nga Nait Hasani kryetar i komisionit, pastaj deputetët, Valon Ramadani, Imet Rrahmani dhe Adem Mikullovci,  delegacion ky i përbërë nga deputetët e partive të ndryshme parlamentare në Kosovë, vizituan Shkollën fillore “Mahmut Lekiq”, në TUZ. Delegacioni në fjalë u prit nga drejtori i Shkollës, Rexhep Gjokaj,...
Fronti Demokratik do të fillojë bojkotin e përgjithshëm të parlamentit dhe do të organizojë protesta të përditshme në të gjithë Malin e Zi, nëse Gjykata Kushtetuese, nuk përgjigjet deri të mërkurë në kërkesën e tyre për lirimin e deputetëve Nebojsha Medojeviq dhe Millan Knezheviq, kumtuan nga kjo aleancë politike. Lideri i Frontit Demokratik, Andrija Mandiq,  mbrëmë, në protestë, përpara më...
Qeveria e Malit të Zi i dërgoi kërkesa Komunës së Ulqinit që sa më parë të miratojë Studimin për Mbrojtjen e Kripores me të cilin ai do të shpallej park i natyrës, shkruan portali Ul-nfo. Ky dokument para më shumë se dy muajve iu dërgua Sekretariatit për Veprimtari Komunale dhe Mbrojtje të Mjedisit Jetësor i cili duhet të organizojë shqyrtim...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME