Foto: predsjednik.me Gjatë vizitës zyrtare në Francë, presidenti i Malit të Zi, Jakov Millatoviq, është takuar me kryetarët dhe anëtarët e komisioneve për çështje evropiane dhe të jashtme të Senatit dhe Asamblesë Kombëtare të Republikës së Francës. Sipas njoftimit nga Kabineti i Presidentit, takimi ishte një mundësi për të shkëmbyer...
Presidentja Vjosa Osmani i ka thirrur kryetarët e partive politike në një takim të premten në mesditë, teksa Kosova vazhdon përpjekjet për formimin e një qeverie të re gati nëntë muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve. Bekim Kupina, këshilltari i Osmanit, tha për Radion Evropa e Lirë të enjten se takimi do të mbahet nesër në orën 12:00....
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur se Siria e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës. Osmani, e cila po qëndron për vizitë zyrtare në Riad, tha se me mbështetjen e Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman, në Riad u arrit marrëveshja nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën...
Komisioni Evropian ka qëllim të heqë më tej masat financiare ndaj Kosovës, nëse pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale, në veri arrihet një transfer i rregullt i qeverisjes dhe deeskalimi mbetet i qëndrueshëm. Kjo thuhet në draft-raportin e progresit për Kosovën, të cilin Komisioni Evropian pritet ta publikojë më 4 nëntor. Sipas burimeve diplomatike, kjo nënkupton...
Uragani Melissa shkaktoi shkatërrim dhe viktima në Karaibe, duke u shndërruar në një nga stuhitë më të fuqishme të Atlantikut në më shumë se 150 vjet. Reshjet e rrëmbyeshme dhe erërat e forta shkaktuan dëme të mëdha përgjatë rrugës së stuhisë në Xhamajka, Kubë dhe Bahamas. Të paktën 30 persona humbën jetën, megjithëse numri i plotë i...
Presidenti amerikan Donald Trump urdhëroi ushtrinë amerikane të enjten të rifillojë menjëherë testimin e armëve bërthamore pas një ndërprerjeje prej 33 vitesh, pak minuta para se të fillonte një takim me presidentin kinez Xi Jinping. Trump bëri njoftimin e papritur në Truth Social ndërsa ishte në helikopterin e tij, Marine One, në rrugë për të takuar Xi...
Foto: KKSH Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve (KKSH), Faik Nika, së bashku me Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi, Zhaklina Peto, kanë realizuar shpërndarjen e “Abetares mbarëkombëtare” për nxënësit e klasave të dyta në shkollat fillore të komunave të Ulqinit dhe Tivarit, ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe.
Foto: Vijesti Institucioni i Avokatit të Popullit në Mal të Zi ka reaguar pas protestave të mbrëmshme në Podgoricë, duke theksuar se ato morën formë të shprehjes masive të racizmit. Sipas tyre, skenat e publikuara mund ta paraqesin shtetin si ksenofob dhe jo të sigurt për të huajt që...
Foto: Kuvendi i Malit të Zi / Skupština Crne Gore Kryeministri i Malit të Zi, Millojko Spajiq, do të përgjigjet nesër në pyetjet e deputetëve në seancën e veçantë të Kuvendit. Diskutimet do të fokusohen në çështje kyçe të politikës së brendshme dhe ekonomike, përfshirë funksionimin e sistemit të drejtësisë,...
Foto: PORTAL ETV Ministri i Shëndetësisë i Malit të Zi, Vojisllav Shimun, po udhëheq delegacionin malazez në sesionin e 75-të jubilar të Komitetit Rajonal të Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) për Evropë, që po zhvillohet nga 28 deri më 30 tetor në Kopenhagë, Danimarkë. Në hapje të punimeve morën fjalën...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME