“Kafenetë dhe restorantet duhet të hapen që sot”, tha kryetari i Komunës së Ulqinit Loro Nrekiq nga tubimi protestues i hotelierëve i cili u mbajt para ndërtesës së administratës lokale. Ai tha se numri i personave të infektuar në komunën e Ulqinit është në rënie. Ky numër është nën 800 për 100.000 banorë, prandaj organet kompetente duhet...
Një përgjigje efektive ndaj sfidave të sigurisë kërkon përmirësimin e kapaciteteve të duhura institucionale dhe që Mali i Zi punon me zell në nivelin kombëtar dhe në bashkëpunim me aleatët në mënyrë që të mbrojë interesat kombëtare, tha Ministri i Mbrojtjes së Malit të Zi, Predrag Boshkoviq. Boshkoviq këtë e theksoi gjatë takimit me ambasadorin e Sllovenisë,...
Ambasadorja e Bashkimit Evropian, në Mal të Zi, Oana Kristina Popa, ka kumtuar se barazia gjinore në politikë është çështje e përfaqësimit demokratik dhe se është e papranueshme dhe e paqëndrueshme që më tepër se gjysma e qytetarëve të mos jetë e përfaqësuar në sferën ekzekutive dhe ligjdhënëse, duke shtuar se pa barazi nuk mund të ketë...
Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik Brenda 24 orëve të fundit kanë regjistruar 112 raste të reja pozitive me koronavirus. Rastet pozitive janë shënuar në këto komuna: Podgorica 60, Cetij 11, Bijello Pole 10, Tivar 7, Nikshiq e Berane nga 6, Kotor 5, Andrijevicë e Plav 2, dhe nga 1 të infektuar në Ulqin, Mojkovc dhe Rozhajë....
Eurosuper 95 do të jetë tre cent më i lirë nga mesnata, ndërsa çmimet e karburanteve të tjerë nuk do të ndryshojnë, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Çmimi i Eurosuper 95 do të jetë 1 euro e 11 cent në dy javët e ardhshme. Çmimet e Eurosuper 98 nuk do të ndryshojnë dhe do të qendrojnë në 1...
https://www.youtube.com/watch?v=tVVhmS8WWHQ
https://www.youtube.com/watch?v=QdjmaWpyBqs
Partitë kombëtare duhet të bashkëpunojnë me qeverinë, e cila u zgjodh nga vullneti i popullit në zgjedhje demokratike dhe të ndershme, tha bartësi i Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, duke deklaruar se Kryeministri i caktuar Zdravko Krivokapiq e informoi atë se kërkesat e kësaj liste janë të pranueshme.
Lista shqiptare mori mbështetje të madhe...
Nik Gjeloshaj, bartësi i Listës Shqiptare ”Genci Nimanbegu-Nik Gjeloshaj”, ka dhënë dorëheqje nga posti i deputetit në Parlamentin e Malit të Zi. “Me anë të kësaj dëshiroj t’ju informoj se japë dorëheqje nga posti i deputetit në parlamentin e Malit të Zi, në përputhje me Nenin 13 të Ligjit mbi Parandalimin e Korrupsionit,” thuhet në letrën e...









