Të gjitha vonesat në marrëdhëniet BE-Ballkan Perëndimor kanë pasoja shumë të këqija për rajonin tonë, tha Presidenti i Malit të Zi Millo Gjukanoviq në fjalimin e tij në Samitin e Krerëve të Shteteve dhe Qeverive të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore në Antalia. Gjukanoviq tha se dy vjet pas Samitit në Sarajevë, në maj 2019, situata...
Mali i Zi do të marrë kryesimin një vjeçar të SEECP nga Greqia, duke filluar në qershor të vitit të ardhshëm. Ky është një lloj konfirmimi jo vetëm i presidencës së suksesshme të nismave rajonale deri më tani, por edhe i rolit konstruktiv që Mali i Zi ka në rajon, tha Ministri i Jashtëm Gjorgje Radulloviq gjatë...
Fronti Demokratik sot në Këshillin për ekonomi, buxhet dhe financa të Kuvendit të Malit të Zi ka ftuar Ministrin e financave që të tërheq amandamentin për kredi me vlerë prej 900 milion euro, e propozuar për Ligjin mbi Buxhet për vitin 2021. Ata kanë deklaruar se në qoftë se nuk e tërheqin amandamentin mbi këtë kredi, ata nuk do...
Qarkullimi i përgjithshëm në tregtinë me pakicë në Malin e Zi në vitin 2020 arriti në 1.6 miliardë euro dhe gjysma e kësaj shume shkoi për ushqim dhe ilaçe, tregojnë të dhënat paraprake nga Drejtoria e Statistikave të Monstat-it që bëhen çdo të tretin vit. Edhe pse viti i kaluar ishte një vit krize, qarkullimi në dyqane...
Sipas të dhënave më të fundit nga Instituti i Shëndetit Publik në Mal të Zi, u regjistruan 19 raste të infektuara rishtazi. Që nga analizat e djeshme, është raportuar në Institut, vdekja e një pacienti nga Podgorica, 70 vjeçar. Numri i përgjithshëm i vdekjeve të lidhura me infeksionin COVID-19 në Malin e Zi që nga fillimi i...
https://www.youtube.com/watch?v=Oxlw5bVfjc8
https://www.youtube.com/watch?v=-vm46Ob1mpA
Kryetari i Komunës së Tuzit dhe udhëheqësi i Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj, do të qëndroj javën e ardhshme në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjeloshaj është planifikuar të takohet me diasporën, kongresmenë amerikanë, senatorë dhe zyrtarë të Departamentit të Shtetit. Kjo do të jetë një mundësi për Gjeloshaj të njoftoj bashkëbiseduesit e tij me...
Përfaqësuesi i koalicionit "Bashkë nji za" dhe kreu i Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka, theksoi që mund të bisedojnë për hyrjen në qeveri, por në kushte të caktuara, duke shtuar se ata nuk do të jenë në qeverinë në të cilën është Fronti Demokratik (FD). Gjeka për gazeten Dan tha se në koalicionin që ai përfaqëson, nuk është...
Sot në selinë e UEFA-s është tërhequr shorti i raundit të parë të kualifikimeve për Ligën e Konferencave. KF Deçiq dhe KF Podgorica do të shkojnë në Kosovë e Shqipëri. Sutjeska do të luajë kundër ekipit gjeorgjian Gagra në raundin e parë. Në debutimin e tij në skenën evropiane, KF Deçiq do të konkurrojë me KF Drita...









