Besoj se kjo Qeveri do t'i arsyetojë pritjet dhe do të japë maksimumin e saj në përparimin e mëtejshëm të Malit të Zi në procesin e tij integrues, tha ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave Fatmir Gjeka gjatë takimit me Songul Ozan ambasadoren e Turqisë në Mal të Zi. “Ne po lëmë pas mosmarrëveshjet...
Ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës së Francës, Kristijan Timonije, njoftuan nga Kabineti i tij. “Mali i Zi dhe Franca janë të lidhura me marrëdhënie tradicionalisht të mira politike dhe dypalëshe dhe vazhdon bashkëpunimi në të gjitha fushat. Ne mbështesim fuqishëm Malin e Zi në rrugën e tij evropiane...
Klubi i Deputetëve të Partisë Demokratike të Socialistëve (PDS) do të dorëzojë deri të premten në procedurë parlamentare ndryshimet në ligjin për organizimin e territorit dhe kryeqytetin, për të mundësuar formimin sa më të shpejtë të komunës së re të Zetës. Kryetari i klubit parlamentar të PDS-së, Danijell Zhivkoviq, në një konferencë për media tha se partia...
Në kuadër të vizitës së tij në SHBA, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është pritur ditën e martë në Uashington nga këshilltari i Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan. Kryeministri Kurti e falënderoi Sullivanin për kontributin dhe mbështetjen për Kosovën, dhe për paqen e qëndrueshme, stabilitetin afatgjatë dhe sigurinë rajonale. Sullivan...
Dhomat e Specializuara i shpallën fajtorë Hysni Gucatin dhe Nasim Haradinajn për pengim të administrimit të drejtësisë, duke i dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim dhe me një gjobë prej 100 eurosh. Në dënim do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim. Ata gjenden në paraburgim prej shtatorit të vitit 2020. "Në emër të...
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, vlerësojnë se bashkëpunimi dhe stabiliteti mes shteteve ka rëndësi të madhe për të ardhmen e Ballkanit. Në Samitin Ekonomik “Maqedonia 2005” në Shkup, të mërkurën më 18 maj, kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se në kohën e krizës së madhe ekonomike, me të...
Lajme
MAXHORANCA E PRANON / OPOZITA MERR EKSKLUZIVITETIN E PROPOZIMIT TË PRESIDENTIT DERI NË RAUNDIN E TRETË
Deri në raundin e tretë, opozita do të propozojë kandidatin për President të Republikës. Ishte ky konsensusi i arritur në tryezën e zhvilluar sot mes përfaqësuesve të PS dhe grupeve parlamentare të opozitës mbi procedurat për zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Pas kërkesës së Alibeajt, maxhoranca ra dakord që ekskluziviteti i propozimit të emrave për...
25 maji do të jetë ditë pushimi zyrtar për administratën vetëm në Tiranë. Vendimi i miratuar në mbledhjen e qeverisë dhe bëhet në kuadër të masave të marra për finalen e Conference League mes Romës dhe Feynord që do të luhet në stadiumin Air Albania të mërkurën e ardhshme. “25 maji për të gjithë institucionet publike do...
Në Kosovë pritet të rikthehen tarifat e vjetra të energjisë elektrike, pasi Gjykata e Apelit e Kosovës vërtetoi një vendim të Themelores në Prishtinë që pezullonte vendimin e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), për tarifat e reja. Apeli ka vendosur pas ankesës së ZRRE-së, duke thënë se ishte e pabazuar. “Gjykata e Apelit ka gjetur se...
Tashmë është zyrtare, dhe një makth i hershëm i Moskës bëhet realiteti, si për ironi të fatit, i nxitur prej asaj vetë: Finlanda dhe Suedia kanë paraqitur zyrtarisht kërkesën për t'u bashkuar me aleancën më të madhe ushtarake në botë, një lëvizje kjo e nxitur pikërisht nga shqetësimet e sigurisë për shkak të luftës së Rusisë në...








