Regjistrimi elektronik i fëmijëve në institucionet parashkollore publike për vitin shkollor 2022/23 do të bëhet përmes portalit www.upisi.edu.me nga data 25 maj deri më 15 qershor. Ministria e Arsimit bëri të ditur se bëhet fjalë për fëmijët që regjistrohen për herë të parë në këtë institucion apo fëmijët që janë gjatë vitit shkollor 2021/2022 u ç’rregjistruan nga...
Vlera e shportës minimale të konsumit për muajin prill, sipas të dhënave të Monstat, arriti në 732.5 euro, që është 2.4 për qind më shumë se në muajin mars. “Nga vlera totale e shportës minimale të konsumit, shpenzimet për ushqim dhe pije joalkoolike arritën në 334.8 euro, që është 3.6 për qind më shumë se në muajin...
Deri më tani nuk është regjistruar asnjë vdekje në Evropë dhe në botë si pasojë e lisë së majmunëve, andaj nuk kemi arsye për panik, tha doktor Adis Martinoviq nga Instituti i Shëndetit Publik. Ai thotë se është fat dhe se në Mal të Zi nuk ka shumë njerëz që udhëtojnë drejt Nigerisë, apo vendeve të prekura...
Shqipëria dhe Maqedonia Veriut kanë plotësuar kushtet për hapjen e negociatave, ka thënë kreu i Komitetit për Punën e Jashtme në Parlamentin Evropian, David McAllister, në një konferencë për mediat nga Europa House në Tiranë. Ai theksoi se Shqipëria nuk ka kohë për të humbur për reformat dhe u bëri thirrje palëve që të angazhohen në zgjidhjen...
Kuvendi i Shqipërisë ka mbyllur edhe raundin e dytë të procesit të zgjedhjes së presidentit të ri të vendit pa asnjë kandidaturë zyrtare. Në seancën e sotme parlamentare, kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, tha se votimi quhet i kryer edhe kur nuk paraqitet asnjë kandidaturë. Sipas kryeparlamentares Nikolla, votimi i dytë konsiderohet i ezauruar. Sipas...
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se Rusia po përdor si mjet lufte furnizimet ushqimore, teksa çmimet e drithërave, vajrave ushqimore dhe produkteve të tjera po rriten gjatë pushtimit rus të Ukrainës. Ukraina konsiderohet si një prej prodhueseve më të mëdha në botë të grurit. “Në Ukrainën e okupuar nga Rusia, ushtria e Kremlinit...
Vendet perëndimore duhet të vendosin në plan të parë sigurinë e vendit të tyre para përfitimeve ekonomike. Kështu paralajmëroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në Forumin Ekonomik Botëror duke iu referuar debateve mbi përdorimin e teknologjisë 5G të Kinës dhe gazsjellësit Nord Stream 2 për gazin rus. “Duhet të kuptojmë se zgjedhjet tona ekonomike kanë...
Suedia është duke rekomanduar dozën e pestë të vaksinës kundër koronavirusit për njerëzit që rrezikojnë të sëmurën rëndë, duke përfshirë këtu gratë shtatzëna dhe banorët mbi moshën 65-vjeçare, kanë thënë autoritetet të martën, duke shtuar që shteti “duhet të jetë i përgatitur për një rritje të numrit të infektimeve në vjeshtë dhe dimër”. “Vaksina është mjeti ynë...
Garuesit e Klubit Taekwondo Besa me 17 medalje përfunduan paraqitjen e tyre në turneun tradicional ndërkombëtar në Karllovac. Në luftime fituan pesë medalje ari, katër argjendi dhe dy bronzi. Në forma, garuesit nga Tuzi fituan katër medalje të arta dhe një të argjend. “Në renditjen e përgjithshme në luftime kemi fituar vendin e tretë, që është një...
Motorola përmes një “tejzeri” ka paralajmëruar ardhjen e një telefonit të ri të mençur, i cili do të ketë kamerë mjaft të fuqishme prej 200 megapikselë. Menaxheri i përgjithshëm i kompanisë Lenovo që është në pronësi të Motorola, në rrjetin social Weibo ka publikuar një “tejzer” që paralajmëron ardhjen e pajisjes së re që...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME