Qeveria e Malit të Zi ka marrë vendim për heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave mbrojtëse, në përputhje me situatën aktuale epidemiologjike.  Masat aktuale janë në fuqi për 14 ditët e ardhshme. “Hiqet detyrimi për vendosjen e maskave mbrojtëse në organet shtetërore, organet e administratës shtetërore, organet e administratës, organet e vetëqeverisjes vendore, institucionet publike dhe...
I dërguari i posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, tha se shpreson që Kosova dhe Serbia deri më 1 shtator të gjejnë një zgjidhje për mospajtimet rreth përdorimit të dokumenteve personale dhe targave të makinave, që çuan në tensione në fillim të këtij muaji, ndërsa bëri thirrje për zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të deritashme. Ai...
Kryeministri i Luksemburgut, Xavier Bettel, ka realizuar një vizitë zyrtare në Shqipëri, ndërkohë është pritur me ceremoni shtetërore nga kryeministri Edi Rama. Kryeministri Rama theksoi se Lukesemburgu dhe kryeministri Bettel kanë qenë ndër mbështetësit më të zëshëm të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut për çeljen e negociatave për anëtarësim. Rama u shpreh se me homologun Bettel ka...
Teksa Europa po përballet me rritje të lartë të çmimit të energjisë elektrike, Rusia po djeg sasi të mëdha të gazit natyror. BBC raporton se uzina ruse pranë kufirit me Finlandën po djeg gaz me vlerë rreth 10 milionë Dollarë çdo ditë. Ekspertët thonë se gazi që Rusia po djeg do të ishte eksportuar më parë në...
Ministrat e Energjisë të Bashkimit Evropian do të mblidhen për një takim urgjent sa më shpejt të jetë e mundur për të diskutuar masat emergjente, njoftoi të premten qeveria çeke. Republika Çeke aktualisht mban presidencën e Këshillit Evropian. Kryeministri i Republikës çeke, Petr Fiala shkroi në “Twitter” se presidenca çeke “do të thërrasë një takim urgjent të...
Skuadra e Ballkanit ka shkruar historinë në debutimin e tyre në garat evropiane, duke arritur kualifikimin në fazën e grupeve të UEFA Conference League. Kjo është hera e parë që një skuadër kosovare arrin një nivel të tillë. Kampioni i Kosovës arriti ta eliminonte kampionin e Maqedonisë së Veriut, Shkupin, pasi arriti fitore në dy ndeshjet e...
Kryeministri i Malit të Zi, në mandatin teknik, Dritan Abazoviq, ka njoftuar se Qeveria e Malit të Zi do ta ndihmojë Kryeqytetin e Cetinës me 100 mijë euro, pas tragjedisë së 12 gushtit, kur humbën jetën 11 persona. Ai tha gjithashtu se në seancën e sotme janë diskutuar edhe raportet paraprake për ngjarjen tragjike. Abazoviq po ashtu...
Përdoruesit e sistemit të shpërndarjes elektrike në korrik kanë marrë 20 për qind më shumë në krahasim me konsumin e qershorit dhe katër për qind më shumë në krahasim me energjinë e marrë gjatë të njëjtës periudhë të një viti më parë, njofton CEDIS. Pjesa më e madhe e energjisë elektrike, siç thonë ata, rreth 35 për...
Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit të Malit të Zi po përgatit masa të reja për zbutjen e pasojave të krizës së paralajmëruar energjetike në vjeshtë, në kuadër të të cilave do t’i paraqesë propozimin Ministrit të Financave, Aleksandar Damjanoviq, për heqjen e taksës së vlerës së shtuar për energjinë diellore. Kështu thuhet në njoftimin e Ministrisë...
Me qëllim të forcimit të sistemit shëndetësorë në të gjitha segmentet, e para së gjithash në qasje me kualitative dhe mbrojtjes më të mirë shëndetësore të qytetarëve, Ministria e Shëndetësisë ka inicuar kontrollimin e punës plotësuese të punëtorëve shëndetësorë në pajtim me Ligjin për mbrojtjen shëndetësore, njoftuan nga kjo Ministri. Qëllimi është që të forcojmë sistemin shëndetësorë...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME