QEVERIA: MBAJTJA E MASKAVE MBROJTËSE NUK JANË MË TË DETYRUESHME

Qeveria e Malit të Zi ka marrë vendim për heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave mbrojtëse, në përputhje me situatën aktuale epidemiologjike.  Masat aktuale janë në fuqi për 14 ditët e ardhshme. “Hiqet detyrimi për vendosjen e maskave mbrojtëse në organet shtetërore, organet e administratës shtetërore, organet e administratës, organet e vetëqeverisjes vendore, institucionet publike dhe subjektet e tjera që ushtrojnë autoritet publik në të cilat ofrohen shërbime drejtpërsëdrejti për qytetarët, objektet ku bëhet tregtia me ushqime (tregje , supermarkete, hipermarketet etj.), duke përfshirë tregjet e gjelbra dhe stendat dhe sportelet në ambiente të mbyllura, ambientet e mbyllura të aeroporteve, stacioneve, hekurudhave dhe autobusëve, si dhe pikat e karburantit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Pavarësisht situatës më të favorshme epidemiologjike, mbetet një rekomandim i fortë për mbajtjen e maskave mbrojtëse në ambiente të mbyllura, si dhe në të gjitha vendet e tjera ku vërehet një grupim më i madh i njerëzve. “Ky rekomandim vlen veçanërisht për pacientët kronikë, të moshuarit dhe personat me imunitet të kompromentuar.  Zhvillimi i mëtejshëm i situatës epidemiologjike mund të ndikojë në modifikimin e masave ekzistuese”, thuhet në njoftim.

SHARE