Arka e shtetit aktualisht ka 200 milionë euro depozita, bëri të ditur kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq dhe shtoi se qytetarët mund të jenë të qetë. “Ajo që është parashikuar si kredi, nëse ka dhe ndoshta do të jetë e nevojshme që gjatë vitit të ardhshëm të ndërhyhet, do të shkojë edhe në depozita, sepse...
Përfaqësuesit e shumicës parlamentare i kanë dorëzuar Kuvendit të Malit të Zi propozimin për procedurë për të konfirmuar nëse presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, ka shkelur Kushtetutën. Ata besojnë se presidenti ka shkelur Kushtetutën duke mos i propozuar Kuvendit një përfaqësues për përbërjen e qeverisë së re, dhe shtuan se ishte detyrim i rreptë i...
Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviq u ka bërë apel deputetëve që, siç thotë ai, mendojnë mirë për Malin e Zi, të zgjedhin të paktën një gjyqtar dhe të zhbllokojnë Gjykatën Kushtetuese. I pyetur nëse LQ URA do të votojë në raundin e dytë për ndryshime në Ligjin për Presidentin e Malit të Zi, Abazoviq tha:...
Sot ishte e paraparë të mbahet seanca e Komisionit Zgjedhor të Kryeqytetit, ku kryetari i saj Veselin Vukçeviq nuk ka dashur të fusë në rend dite votimin ku ka qenë edhe shpallja e rezultateve përfundimtare. Pas përfundimit të seancës, Vukçeviq u largua nga salla. Në rendin e ditës të seancës ishte shqyrtimi i ankesave të Zoran Musturit,...
Në organizimin e Shoqatës së Diabetikëve “Rrethi i Kaltër” Ulqin në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit sot është shënuar  14 Nëntori – Dita Botërore e Luftës Kundër Diabetit. Me këtë rast diabetikëve iu shpërndanë materiale promovuese për njohjen me diabetin, shirita, aparate për matjen e sheqerit dhe vitamina, si dhe u organizuan matje të sheqerit në gjak...
Mali i Zi ka bërë progres të mirë dhe është mesatarisht i gatshëm për zhvillimin e një ekonomie tregu funksionale. „Pasi kaloi një recesion të mprehtë në vitin 2020, ekonomia regjistroi një rikuperim të fortë në vitin 2021 dhe vazhdoi të rritet me një ritëm të qëndrueshëm në gjysmën e parë të 2022,“ tregoi Komisioni Evropian (KE)....
Çmimet e produkteve dhe shërbimeve të konsumit personal, të matura me indeksin e çmimeve të konsumit, në muajin tetor, krahasuar me shtatorin, kanë qenë mesatarisht 1.4 për qind më të larta, tregojnë të dhënat e Monstat. Në tetor, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, çmimet e konsumit ishin mesatarisht 16.8 për qind më të...
Sekretarja franceze e Shtetit për Çështjet Evropiane, Laurence Boone, ka zhvilluar një vizitë në Shqipëri, ndërkohë së bashku me kryeministrin Edi Rama mori pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes mes Qeverisë së Shqiptarisë dhe Agjencisë Franceze të Zhvillimit, për financimin e rrjetit të ujësjellësit në Durrës. Pas nënshkrimit të marrëveshjes, kryeministri Rama tha se marrëveshja është...
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj priti sot në Tiranë, në një vizitë shtetërore Presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev. “Diskutimet tona sot u fokusuan veçanërisht në nevojën për identifikimin e fushave të interesit të përbashkët dhe rrugët konkrete për thellimin e bashkëpunimit. Biseduam për nevojën e mbajtjes së Komisionit të Përbashkët Ekonomik në vitin 2023, si instrumenti më i...
Organizata e Kombeve të Bashkuara tha se popullsia e botës ka arritur në 8 miliardë, vetëm 11 vite pasi ka kaluar 7-miliardëshin. Pas një rritjeje të shpejtë në mes të shekullit 20, rritja e popullsisë është duke u ngadalësuar, tha OKB-ja. Sipas saj, tani mund të duhen 15 vjet për të arritur në 9 miliardë. OKB-ja shtoi...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME