VUKÇEVIQ REFUZOI RENDIN E DITËS, MBYLLI SEANCËN DHE U LARGUA NGA SALLA

Sot ishte e paraparë të mbahet seanca e Komisionit Zgjedhor të Kryeqytetit, ku kryetari i saj Veselin Vukçeviq nuk ka dashur të fusë në rend dite votimin ku ka qenë edhe shpallja e rezultateve përfundimtare. Pas përfundimit të seancës, Vukçeviq u largua nga salla. Në rendin e ditës të seancës ishte shqyrtimi i ankesave të Zoran Musturit, Bllagota Krkeliqit dhe Luka Krgoviqit, të gjitha nga 4 nëntori 2022. Kryetari i Komisionit Zgjedhor Veselin Vukçeviq tha se janë plotësuar kushtet për të refuzuar të tri ankesat, sepse janë dorëzuar pas afatit. Anëtari i komisionit zgjedhor Radosav Jokiq propozoi ndryshimin e rendit të ditës për të përfshirë publikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve. Jokiq tha se disa komisione komunale zgjedhore përcaktuan rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve dhe se kjo është një praktikë që duhet të ndjekë edhe Komisioni Zgjedhor i Podgoricës. “Mendoj se duhet të përcaktojmë përfundimisht rezultatet e zgjedhjeve të 23 tetorit,” tha Jokiq. Vukçeviq tha se rezultatet nuk mund të shpallen derisa Gjykata Kushtetuese të ketë dhënë mendimin e saj për ankesat. „Nuk do të hyj në zonën e përgjegjësisë penale”, tha Vukçeviq. Ai ka përsëritur se nuk do të shkelë Ligjin për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve, i cili parashikon se nuk mund të shpallen rezultatet derisa Gjykata Kushtetuese të vendosë për ankesat.

SHARE