Për Malin e Zi ekziston rrezik serioz i ndalimit të negociatave për anëtarësim, gjë që askush në Bashkimin Evropian nuk e dëshiron, tha ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon. “Ne presim të shohim nëse Mali i Zi do të ketë sukses në emërimin e gjyqtarëve të munguar, Gjykata Kushtetuese nuk është funksionale. Në fillim të shkurtit...
Sot shënohet 23 janari, Dita e gazetarëve të Malit të Zi. Gazetarët në Mal të Zi punojnë në kushte jashtëzakonisht të vështira, të cilat ndikohen vendimtarisht nga kushtet socio-politike në vend dhe rajon, tha kryetarja e Kuvendit, Danijela Gjuroviq. Ajo ka uruar të gjithë punonjësit e fjalës publike...
Ka filluar ndërtimi i Qendrës së Shëndetit Publik-Operativ për Situata Emergjente në Podgoricë, e vetmja e këtij lloji në Ballkan. Siç ka paralajmëruar Qeveria, punimet do të përfundojnë deri në fund të vitit, ndërsa projekti prej tre milionë eurosh është financuar nga fondet IPA. “Ky institucion do të...
Kryetari i Sindikatës së Arsimit të Malit të Zi, Radomir Bozhoviq, thekson se shtyrja e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë nuk do të rrezikojë dukshëm zbatimin e planprogramit këtë vit shkollor dhe se orët mësimit do të plotësohet duke punuar të shtunave. Bozhoviq, i cili ishte i ftuar në programin e mëngjesit të TVMZ, tha se jemi...
Kryeministri në mandatin teknik, Dritan Abazoviq, ka pritur sot në zyrë drejtorin e Institutit për Ndihmë Emergjente Mjekësore të Malit të Zi, Vuk Nikoviq. Gjatë takimit janë përmbledhur rezultatet e punës së Institutit për Ndihmë Emergjente Mjekësore në periudhën paraprake, si dhe janë renditur prioritetet e punës në periudhën në vijim, njoftojnë nga zyra e Abazoviqit. Nikoviq...
Sipas të dhënave të Monstat, vlera e shportës minimale të konsumit për muajin dhjetor ishte 800.2 euro, që është 0.1 për qind më shumë se në nëntor. “Nga vlera totale e shportës minimale të konsumit, shpenzimet për ushqime dhe pije joalkoolike arritën në 376,8 euro, që është 0,3 për qind më shumë se në muajin nëntor”, thuhet...
Gjatë vaksinimit urgjent gjatë fundjavës, pothuajse 230 fëmijë kanë marrë vaksinën MMR në Shtëpinë Shëndetësore të Podgoricës. Qendra Shëndetësore e Podgoricës organizoi një vaksinim urgjent me vaksinën MMR në Qendrën Shëndetësore „Stara Varosh“ gjatë fundjavës. Dr. Snezhana Shebek për TVMZ deklaroi se vaksinimi ishte i suksesshëm dhe se në ditën e parë janë vaksinuar 138 fëmijë, ndërsa...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në audiencë private në Selinë e Shenjtë nga Papa Françesku, njoftoi zyra e saj më 23 janar. Sipas njoftimit, Osmani i tha Papës se synimi i Kosovës është njohja nga Vatikani. "Njohja e Kosovës nga Selia e Shenjtë ndikon në fuqizimin e mëtejmë të shtetësisë sonë dhe për integrimin e...
Policia e Kosovës tha se në Bistricë të Leposaviqit ka shtënë me armë zjarri drejt një veture, pasi ajo nuk është ndalur për kontroll. Ndërkaq, sipas Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe nga ky incident ka mbetur i plagosur një serb. Sipas një njoftimi për media të Policisë së Kosovës, vetura gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e...
Nën drejtimin e presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, është mbajtur mbledhja e Këshillit të Sigurimit Kombëtar të Shqipërisë, ku në fokus të saj ishte gjendja e sigurisë kombëtare në vend dhe prioritetet për vitin 2023.  Gjatë fjalë së tij të publikuar nga Presidenca e Shqipërisë, presidenti Begaj ka theksuar se viti 2022 ishte i vështirë dhe sfidues...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME