Kryetari i komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari, ka pritur në takim anëtarët e Bordit të Forumit ekonomik mbarë-shqiptar. Ai theksoi se kanë biseduar për mundësitë e investimeve në komunën e Ulqinit, klimën e përgjithshme investuese si dhe përkrahjen në të cilën investitorët mund të llogarisin nga Komuna e Ulqinit dhe Qeveria e Malit të Zi.
Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, në fillim të javës së ardhshme do të qëndrojë për vizitë zyrtare në komunën e Ulqinit. Delegacioni me kryeministrin do të përfshijë edhe një sërë ministrash në kabinetin e tij. Kryetari i komunës së Ulqinit, Omer Bajraktari dhe bashkëpunëtorët e tij do t’i bëjnë kryeministrit Abazoviq një pritje festive në...
Zgjedhja e gjyqtarëve të mbetur të Gjykatës Kushtetuese është prioritet absolut për Malin e Zi, në mënyrë që të krijohen kushte për funksionimin e qetë dhe stabil të sistemit të sundimit të ligjit, tha koordinatorja e punës së Ministrisë së Çështjeve Evropiane, Ana Novakoviq Gjuroviq, në takimin e dymbëdhjetë të Komitetit të Stabilizim-Asociimit ndërmjet Malit të Zi...
Në Mal të Zi, kanceri i qafës së mitrës është një nga shkaqet kryesore të sëmundjeve dhe vdekjeve tek gratë dhe kjo pamje alarmante duhet të ndryshohet urgjentisht, tha ministri i Shëndetësisë, Dragoslav Shqekiq. Ministri Shqekiq në një takim me drejtorët e institucioneve shëndetësore, koordinatorët e programeve të vaksinimit HPV dhe skriningut për zbulimin e hershëm të...
Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha se ka inkurajuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të pranojë propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Përmes një postimi në Twitter, ai tha se ka biseduar me Kurtin për këtë çështje të martën. “Një temë kyçe ka qenë partneriteti ynë dhe synimi i përbashkët...
Dëmet e shkaktuara nga vërshimet në Klinë, Skënderaj, Istog, Mitrovicë e Podujevë konsiderohen të jenë në vlera milionëshe. Për këtë arsye, Asociacioni i Komunave të Kosovës ka kërkuar një fond emergjent nga Qeveria e Kosovës e i cili të jetë i menaxhuar nga niveli lokal. Edhe opozita po kërkon ndihmë më të shpejtë nga ekzekutivi për vlerësim...
Shqipëria renditet një ndër pesë shtetet me peizazhin më piktoresk. Renditja është bërë nga faqja “Lista e objektivave” e cila drejtohet nga Jeff Jones. Kjo renditje është bërë duke u bazuar në tre elementë kryesorë: Terrenin malor, pasuria ujore, si dhe një shumëllojshmëri vegjetacioni. Ky është parë si peizazhi ideal si në veprat artistike piktoreske evropiane dhe...
Chris Hipkins u betua të mërkurën si kryeministri i 41-të i Zelandës së Re, duke pasuar Jacinda Ardern, e cila dha dorëheqjen të paparalajmëruar javën e kaluar. Hipkins, 44 vjeç, është zotuar se do të fokusohet në ekonomi dhe të luftojë inflacionin. Ai ka më pak se nëntë muaj për t'u përgatitur për zgjedhje të përgjithshme. “Ky...
Qeveria gjermane ka konfirmuar se do t'i sigurojë Ukrainës tanke luftarake Leopard 2 dhe do të miratojë kërkesat e vendeve të tjera për të bërë të njëjtën gjë. Kancelari Olaf Scholz tha të mërkurën se Gjermania "po vepron në koordinim të ngushtë" me aleatët e saj. Scholz tha se vendimi për të dërguar tanke ishte “parimi i...
Numri i vdekjeve të shkaktuara nga temperaturat e ulëta në Afganistan është rritur, duke marrë më shumë se 120 jetë në dy javët e fundit, tha një zyrtar më 23 janar. Shafiullah Rahimi, zëdhënës i Autoritetit Kombëtar të Menaxhimit të Fatkeqësive të vendit, tha për DPA-në se më shumë se 50 shtëpi janë shkatërruar plotësisht dhe 70...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME