Në shkollat ​​fillore dhe të mesme në Mal të Zi, nesër ora e parë do t'i kushtohet parandalimit të dhunës së bashkëmoshatarëve, njoftoi ministri i Arsimit Miomir Vojinoviq. Vojinoviq tha në konferencën për shtyp se Ministria e Arsimit do të angazhojë drejtorë në mënyrë të jashtëzakonshme dhe do të forcojë punën e ekipeve...
Qeveria e Malit të Zi në seancën e 51-të ka marrë vendim për ndarjen e një milion euro për secilën komunë në veri. “Lajm i mirë për veriun e Malit të Zi”, tha kryeministri Dritan Abazoviq. Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Goran Gjuroviq, tha se...
Romët dhe egjiptianët janë ende grupi më i margjinalizuar në Mal të Zi, kur merren parasysh të gjithë treguesit e realizimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, tha Avokati i Popullit Sinisha Bjekoviq. Në prezantimin e Raportit për gjendjen e romëve dhe egjiptianëve në Mal të Zi, ai tha se disa zgjidhje...
Mali i Zi e mbylli vitin e kaluar me rritjen më të lartë ekonomike në rajon dhe tani po përgatitet për një vit rekord turistik, tha kryeministri Dritan Abazoviq, duke folur në ndarjen e çmimit vjetor për menaxherët, sipërmarrësit dhe punëdhënësit më të suksesshëm në vitin 2022, organizuar nga Shoqata e Menaxherëve të Malit të Zi.
Telefonat celularë janë bërë pjesë e jetës së përditshme për shumicën e njerëzve. Kjo është veçanërisht e dukshme kur bëhet fjalë për popullatën më të re, prandaj është një nga problemet më të mëdha në shoqëri. Psikologia Marija Babiq shpjegon se sa të dëmshëm janë celularët për shëndetin...
Roli i Ekipit Menaxhues për statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë përfundon vetëm kur ai statut të miratohet, prandaj, sipas Bashkimit Evropian, vendimi i Qeverisë së Kosovës për ta shkarkuar atë është në kundërshtim me marrëveshjen. Kështu ka thënë të enjten në një konferencë për shtyp në Bruksel zëdhënësi...
Pas takimit të nivelit të lartë politik mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar thotë se tani është në duar të negociatorëve kryesorë të ecin përpara dhe të fillojnë të hartojnë një statut funksional. “Presim që ata të takojnë në dy javët e ardhshme dhe të...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Shqipërisë (KQZ) ka organizuar testimin operacional për Sistemin e Votimit dhe Numërimit Elektronik, sistem që do të përdoret në disa bashki për zgjedhjet vendore të datës 14 maj. Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve i Shqipërisë, Ilirjan Celibashi, në një deklaratë për mediat foli mbi aspektet teknike të votimit elektronik...
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky gjatë vizitës në Hagë të Holandës të enjten, tha se presidenti rus, Vladimir Putin duhet të sillet para drejtësisë për luftën e tij në Ukrainë. Ai ka bërë thirrje për krijimin e një gjykate speciale të dedikuar për gjykimin e pushtimit rus të Ukrainës. “Ne...
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres bëri thirrje të mërkurën për dhënien fund të luftimeve në Sudan dhe për mbështetje ndërkombëtare për popullin sudanez, për të cilin tha se po përballet me një katastrofë humanitare. “Ndihmat duhet të lejohen në Sudan, dhe na duhet qasje e sigurtë dhe e menjëhershme për të...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME