Qeveria e Shqipërisë e ka shpallur Park Kombëtar, lumin Vjosa, që është lumi i fundit i egër në Evropë. Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së ekzekutivit shqiptar më 13 mars dhe u bë publik nga ministrja e Mjedisit, Mirela Kumbaro. “Shpallja Park Kombëtar është kategoria e dytë e mbrojtjes që është shumë më e lartë se ajo që kishte një...
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, ka zhvilluar “një bisedë të vështirë dhe domethënëse”. “Ne do të vazhdojmë sonte dhe nesër bisedimet për Kosovën dhe Metohinë dhe të ardhmen evropiane të Serbisë”, shkroi ai në llogarinë e tij në Instagram. Zyrtari evropian më 13 mars nisi vizitën e tij në Serbi,...
Zëvendëskryeministrja dhe njëkohësisht ministrja për Infrastrukturën dhe Energjinë, Belinda Balluku ka dhënë më shumë detaje rreth projektit për urën mbi lumin Buna që do të lidhë Shqipërinë me Malin e Zi. Gjatë fjalës së saj pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave, Balluku ka deklaruar se ky investim do të kushtojë 1.5 miliardë Lekë, teksa ka thënë se investimi do të ndahet...
Ukraina dhe Rusia janë duke raportuar për humbje të mëdha, teksa vazhdon beteja në qytetin ukrainas, Bahmut. Moska është duke tentuar që disa muaj që të fitojë kontrollin e këtij qyteti në lindje të Ukrainës. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka thënë se forcat ruse janë përballur me më shumë se 1.100 vdekje në ditët e fundit, dhe ka më shumë njerëz...
Autoritetet amerikane morën masa urgjente për të mbështetur sistemin bankar pasi Silicon Valley Bank dhe Signature Bank u mbyllën. Qytetarët dhe bizneset u gjendën të papërgatitur për situatën e krijuar, pasi paratë e tyre ndodheshin ende në banka. Por qeveria qetësoi situatën duke deklaruar se ata do të jenë në gjendje të përdorin paratë që i përkasin. Presidenti Joe Biden premtoi se...
Aeroportet e Berlinit, Bremenit dhe Hamburgut kanë njoftuar se fluturimet komerciale do të ndalen të hënën për shkak të grevës së sindikatës, e cila kërkon paga më të larta. “Për shkak të grevës së hershme të paralajmërimit të punonjësve të sigurisë së linjave ajrore, nuk do të ketë nisje të fluturimeve komerciale. Mbërritjet gjithashtu do të preken nga greva”, tha Aeroporti...
Të mirat publike do të menaxhohen nga shteti i Malit të Zi ose kushdo që ai emëron, tha kryeministri Dritan Abazoviq, pasi Qeveria tërhoqi një sërë vendimesh që transferonin "infrastrukturën kritike" nga private në pronësi shtetërore. Qeveria kohët e fundit i mundësoi Elektroekonomisë (EEMZ) të blejë Hekuranën nga Nikshiqi për 20 milionë, dhe më...
Mot i ndryshueshëm pritet deri në fund të javës së ardhshme dhe pas dy ditëve me diell mund të ketë sërish reshje shiu, ka bërë të ditur meteorologu Branko Micev. Të hënën dhe të martën do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me temperaturë deri në 19 gradë.
Në tregun e punës, profesionet më të kërkuara në vitin 2021 ishin: shërbyese, profesor fizike, kamerier, doktor i mjekësisë, mësimdhënës matematike, mësues, punëtor ndërtimi, thanë nga Zyra e Punësimit. Anketa e fuqisë punëtore të Monstat për tremujorin e tretë të 2022 tregon se deri në 76.1 për qind e njerëzve punonin në sektorin e shërbimeve.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, tha se beson se Marrëveshja bazë mes Kosovës dhe Serbisë është një avancim drejt njohjes së ndërsjellë mes dy shteteve. “Besojmë se normalizimi i plotë i marrëdhënieve kërkon një njohje të ndërsjellë në qendër të marrëveshjes, si dhe respektim për të drejtat e minoriteteve në të dy shtetet”, tha...

LAJME NGA MALËSIA

TË NDRYSHME