IVANAJ: KOMUNA E TUZIT DO TË PASTROJ RRUGËN PËR NË KORITË GJATË DIMRIT

Nënkryetari i Komunës së Tuzit, Ivan Ivanaj, deklaroi se Komuna e Tuzit ka lidhur kontratë me kompaninë e cila do të pastroj dhe mirëmbajnë rrugën për në Koritë gjatë gjithë dimrit. “Pasi që bjeshkët tona, e në veçanti Korita, po kthehen në qendra turistike shumë të frekuentuara, është më se e nevojshme që rrugët që çojnë deri atje të mirëmbahen dhe të jenë të kalueshme gjatë gjithë kohës,” tha Ivanaj. Ivanaj theksoi se makineria për pastrim do të jetë në gjendje gatishmërie tërë kohën dhe kështu qytetarët e Malësisë do të kenë më lehtë të udhëtojnë dhe të vizitojnë bukuritë natyrore të Komunës së Tuzit. Komuna e Tuzit do ta mbështesë fuqishëm zhvillimin e zonave rurale, e në veçanti do të punojnë në stimulimin dhe afirmimin e eko turizmit.

SHARE