RAMA TAKON DENDIAS DHE MITSOTAKIS, NË TRYEZË LIGJI I LUFTËS DHE MARRËDHËNIET MES DY VENDEVE

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka mbërritur në Athinë, ku ka zhvilluar takimet me ministrin e jashtëm Nikos Dendias dhe ka pasur një drekë në shtëpinë e homologut të tij tij grek Mitsotakis. Rama vjen në Athinë me një axhendë të gjerë bisedimesh dypalëshe,ku lufta kundër Covid 19 dhe bashkëpunimi strategjik mes dy vendeve fqinje, do të jenë kryeradha e saj. Top Channel ka mësuar se kryeministri Rama, ka siguruar një sasi vaksinash, të cilat Athina zyrtare do ja vërë Shqipërsië për të mbështetur sadopak në luftën kundër Covid. Kjo ndihmë e Athinës konsiderohet jetike, pas refuzimit të vendeve europiane për të mbështetur vendet e Ballkanit perëndimor me vaksinat, çka ka krijuar jo pak “zemërim” prej këtyre të fundit, për mënyrën sesi Europa sheh dhe vlerëson vendet jo anëtare. Po ashtu bisedimet mes Ramës dhe Dendias, janë fokusuar edhe në shportën e marrëdhënieve mes dy vendeve, të mbetura ende hapur, mbas delegimit të çështjes së detit në gjykatën e Hagës. Partneriteti strategjik mes dy vendeve dhe traktati i ri i miqësisë mes këtyre vendeve në të cilën pala greke parashikon edhe heqjen e “relikës” së fundit që mban peng këto marrëdhënie, ose ligjit të luftës,është një tjetër temë bisedimesh. Tirana zyrtare beson se pikërisht heqja e ligjit të luftës, do të çlirojë shumë energji pozitive në këto marrëdhënie. Menjëherë pas bisedës së gjatë gati tre orëshe që Kryeministri i Shqipërisë zhvilloi me ministrin e Jashtëm Grek Dendias, dy kryeministrat e Shqipërisë dhe Greqisë janë takuar sot kokë më kokë në një drekë punë në Athinë.

SHARE