Mali i Zi dhe Italia kultivojnë marrëdhënie miqësore me kontakte të forta dhe intensive në nivelin më të lartë, si dhe mbështetje reciproke midis dy vendeve në nivel ndërkombëtar, u vlerësua gjatë takimit të Kryeministrit të MZ, Dushko Markoviq dhe Ambasadorit Itë Italisë në MZ, Viqenca Del Monako.
Në këtë takim kryeministri malazez Dushko Markoviq,e priti Del Monako, në një vizitë lamtumirës.
“Duke ju falënderuar Ambasadorit Del Monako për një angazhim pesëvjeçar në MZ, Markoviq vlerësoi se gjatë kësaj periudhë u realizua përparimi i dukshëm në marrëdhëniet mes dy vendeve, falë kontributit të madh të ambasadorit Del Monako.
Ambasadori i Italisë kujtoi se në kohën e mandatit të tij diplomatik Mali i Zi, kishte arritur një nga qëllimet e tij strategjike , anëtarësimi në NATO dhe shtoi se vendi i tij mbështet fuqishëm integrimin evropian të MZ, duke theksuar përparimin e bërë deri me tani drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian “, kumtohet nga Qeveria e MZ./TV BOIN/