U SHËNUA SOT NË GUCI 7 MARSI – DITA E MËSUESIT

Këshilli Kombëtar i Shqiptarëve në Mal të Zi shënoi edhe sivjet 7 Marsin – Ditën e Mësuesit, këtë datë të rëndësishme  kombëtare në shkollën Fillore “Xhafer Nikoçeviq”, në Guci, me një program të përgatitur nga mësimdhënësit e kësaj shkollë.

Në emër të KKSH-së, mësuesit, prindërit dhe nxënësit i ka përshëndetur Ismet Kallaba, kryetar i Komisionit për Arsim, kurse nënkryetari i KKSH-së, Bujar Hasangjekaj dhe sekretari Faik Nika, i kanë dhuruar kësaj shkollë 21 fotografi të shkrimtarëve shqiptarë.

Manifestimi i Ditës së Mësuesit u përcoll edhe me program të larmishëm kulturo-artistik e muzikor, me këngë, recitime e valle të interpretuara nga nxënësit e kësaj shkolle./TV Boin/

SHARE