SHOQATA KOJA NDIHMON BASHKËVENDASIT NË MALËSI

Shoqata Koja – SHBA, edhe këtë vit ndihmoj bashkëvendasit në Malësi. Tashmë është bërë traditë që para festave të fundvitit, shoqata Koja ndihmon personat në nevojë dhe studentët. Këtë vit u ndihmuan 22 persona në nevojë dhe 7 student, për personat në nevojë u ndan nga 200 dollar kurse studentët u shperblyen me bursa nga 300 dollar. Nga kjo shoqatë theksojnë që viti 2020 ishte sfidë për gjithë globin, por ajo që u mësua është se vetëm humanizmi dhe solidariteti mund ta shpëtojë njerëzimin. Shoqata Koja edhe në të ardhmen do të vazhdojë me aktivitete humane dhe nuk do t’i harrojë vëllezërit dhe motrat në Malësi. Në emër të shoqatës Koja dhe në emër të kryetarit të kësaj shoqate, Marash Nucullaj, të gjithë Malësorëve u urojnë festat e fundvitit, me shpresë se viti që po vjen të jetë vit i suksesit tonë në çdo lëmi.

SHARE