KKSH: URIME FESTAT E FUNDVITIT

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Malin e Zi, Faik Nika, në emrin e tij personal dhe në emër të Këshillit Ju uron gëzuar Krishtlindjen të gjithë besimtarëve të krishterë, në veçanti atyre shqiptarë, si dhe një Vit të Ri sa më të mbarë për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen. “Urojmë që këto ditë t’i kaloni në paqe, dashuri, begati dhe respekt ndaj njëri-tjetrit dhe qoftë ky vit plot shëndet dhe sa më i suksesshëm. Gëzuar të gjithëve dhe për shumë mot!,” thuhen në urimin e KKSH-së.

SHARE