GALLIQ: NEVOJITEN RRETH 260,000 DOZA TË VAKSINËS

Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Igor Galliq, tha se brenda ISHP-së, në bashkëpunim me OBSH-në, ata formuan një grup ekspertësh për imunizim, i cili, përveç epidemiologëve, përfshin edhe persona të ngarkuar me prokurim, shpërndarje dhe komunikim. Ai theksoi se zgjedhja e vaksinave do të përcaktohet në përputhje me karakteristikat e vetë vaksinave dhe disponueshmërinë në treg. “Mali i Zi është në sistemin COVAX dhe ka përmbushur detyrimet e saj sipas para-marrëveshjes. Ata janë të ngarkuar të negociojnë me prodhuesit. Ne gjithashtu kemi kontakte me përfaqësues të BE dhe partnerë të tjerë që do të na furnizonin me vaksina,” tha Galliq. Ai theksoi se do të ketë grupe prioritare në grupin e parë, të cilët janë punëtorët mjekësorë dhe të moshuarit. “Është vlerësuar se do të na duheshin rreth 260,000 doza të vaksinës,” vuri në dukje Galliq. Kjo do të mbulonte rreth 70 për qind të qytetarëve që nuk kanë imunitet të zhvilluar.

SHARE