VAKSINA ANTICOVID NË SERBI BRENDA 2-3 DITËSH

Aleksandër Vuçiç, Presidenti i Serbisë është shprehur se brenda tre ditësh pritet që në Serbi të mbërrijnë edhe dozat e para të vaksinës ‘Pfizer’. Në ceremoninë e hapjes së spitalit të ri Covid në Krusevak, Vuçiç është shprehur se së shpejti në Serbi do të fillojë të aplikohet dhe vaksina ‘Pfizer’. Kreu i shtetit serb ndër të tjera ka theksuar se do të bënte çmos për të marrë vaksinën në Serbi dhe se BE nuk do të mund ta ndalonte. “Vaksinimi ka rëndësi thelbësore, ata thonë se është çështje komoditeti, por është çështje e jetës sonë. Unë besoj se ne do të marrim vaksinat e para ‘Pfizer’ në dy ose tri ditët e ardhshme“. Së shpejti Serbia pritet të marrë vaksina nga Kina dhe kompania amerikane ‘Moderna’”, tha Vuçiç.

SHARE