15 DHJETORI – DITA E ÇLIRIMIT TË TUZIT

15 dhjetori – Dita e çlirimit të Tuzit është një datë e rëndësishme për komunën e Tuzit dhe qytetarët e saj për të kujtuar të kaluarën, shkruan Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj. “Me ftesë për të punuar së bashku për një të ardhme më të mirë, me buxhet prej afro 6 milion për vitin 2021, konfirmojmë një të ardhme të sigurt. Në këtë mënyrë shfrytëzoj rastin të uroj të gjithëve Ditën e çlirimit,” thuhet në urimin e kryetarit Gjeloshaj. Duke pasur parasysh situatën sfiduese me COVID 19, si dhe masat e Trupit Koordinues Kombëtar që janë në fuqi, këtë vit, për arsye objektive, nuk u organizua një festë me rastin e Ditës së çlirimit. Mjetet e dedikuar për Ditën e çlirimit të Komunës së Tuzit, të cilat jepen në kuadër të kremtimit të kësaj date, këtë vit i’u ndanë shkollës fillore “Mahmut Lekiq” për të përmirësuar kushtet në infrastrukturën shkollore dhe në këtë mënyrë kryetari Gjeloshaj shprehet se janë të bindur se do të kontribuojnë për një të nesërme më të mirë për fëmijët tanë dhe të ardhmen e tyre.

SHARE