KOMUNIKATË: SHKOLLA FILLORE NË SUKUBINË PRANON DONACION NGA DIASPORA, TIRANA DHE PRISHTINA

Në saje të përpjekjeve të vazhdueshme për avancimin e nivelit të edukimit në trojet shqiptare në Mal të Zi, diaspora jonë së bashku me miqtë nga Tirana dhe Prishtina kanë mundësuar pajisjen e laboratorit të kompjuterëve në Shkollën Fillore “Bedri Elezaga” në Sukubinë. Vullneti dhe kontributi i individëve si Richard Lukaj, Cafo Boga, Arjan Culli, Sal Qosja, Endrin Bitri, Visar Jasiqi e Albion Ujkashi bëri të mundur që tashmë fëmijët të cilët vijojnë mësimet në ketë shkollë të kushte më të mira dhe bashkëkohore të mesimnxënies.

Pajisjet janë dhuruar nga MyITDirect në pronësi të Sal Qosja me origjinë nga Vuthaj, 3CIS me bazë në Prishtinëtë cilët janë përgjigjur pozitivisht kërkeses nga Visar Jasiqi, dhe nga Arjan Culli i cili gjithmonë është treguar i gatshëm në mbështetjen e iniciativave të tilla. Vlen të çmohet dhe mbështetja nga Fabrika Kurti të cilët kanë treguar gatishmërinë për të ndihmuar me softuerë të nevojshëm dhe pajisje periferike.

Një falenderim i veçantë shkon dhe për të gjithë stafin e shkollës, Arsim Cucën, për punën e palodhshme në krye të institucionit më të rëndësishëm në vend, dhe Ilir Lleshin për angazhimin dhe lehtësimin e procesit për arritjen e donacionëve në vend. Angazhimi, zellshmëria dhe bujaria e mësuesve për të përgatitur gjeneratat e reja në këto troje është mbresëlënëse gjërsa ndihma e diasporës për përmirësimin e kushteve një nevojë e pashmangshme.

Realizimi i kësaj iniciative shërben si një gurëthemel në mbështetje të arsimit në shkollat shqipe në Mal të Zi për përmushjen e nevojave bashkëkohore të mësimnxënies, gjërsa diaspora mbetet e përkushtuar që të luaj krucial në avancimin e nivelit të arsimit në këto troje duke ofruar mbështetje të vazhdueshme për institucionet vendore të mësimdhënies. Pajisja e shkollës në Sukubinë me kompjuterë është një shembull konkret se si akti më i vogël i mirësisë vlen më shumë sesa qëllimi më madhështorë, dhe se iniciativa të tilla në të mirë të gjeneratave të reja do të vazhdojnë dhe në të ardhmen.

SHARE