Në Mal të Zi në 24 orët e fundit janë kryer 1470 analiza për prezencën e Covid 19, nga të cilët 454 kanë rezultuar pozitive, ku në komunën e Tuzit janë regjistruar 10 raste pozitive. Në këtë periudhë janë regjistruar edhe 7 humbje jete. Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 409 pacientë, ndërsa numri i rasteve aktive është 10.590, nga të cilët 126 në komunën e Tuzit.