SUNDIMI I LIGJIT DO TË JETË PRIORITET

Menaxhimi i kufirit, migrimi, sundimi i ligjit dhe respektimi i të drejtave të njeriut do të jenë një përparësi në punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme, tha Ministri i Punëve të Brendshme, Sergej Sekulloviq. Sot, Sekulloviq u takua me Shefen e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Mal te Zi, Ambasadoren Oana Kristina Popa. Ai shprehu mirënjohje për Bashkimin Evropian për angazhimin dhe mbështetjen e deritanishme për Malin e Zi. Ai veçanërisht theksoi rolin e Ministrisë së Punëve të Brendshme në kapitujt 23 dhe 24 të negociatave dhe shprehu besimin e tij se bashkëpunimi i mirë do të vazhdojë në periudhën vijuese.

SHARE