KLUBI “BESA” DO TË MARRË PJESË NË KAMPIONATIN EUROPIAN PËR KADET DHE SENIOR NË KATEGORI OLIMPIKE

3 antarët e klubit “Besa” do të marrin pjesë me ekipin kombëtar të Malit të Zi në kampionatin europian për kadet dhe senior në kategori olimpike. Kampionati për senior në kategori olimpike do të fillojë me 10 dhjetor, ku rradhën i pari antari i klubit “Besa”, Zinedin Beqaj, ku njëkohësisht pritet konkurrencë e jashtëzakonshme duke qenë se në kategorinë e tij janë paraqitur 30 garues. Siç njofton trajneri i klubit “Besa”, Nikollë Gegaj, ditën e parë do të marrin pjesë senioret – meshkujt ndërsa ditën e dytë – femrat. Dita e tretë është e paraparë për kadet ku nga ekipi i Besës do të marrin pjesë, Benan Jusufgjokaj kurse ditën e katërt, kampionja e Evropës nga kampionati i klubeve, Angjella Berishaj. Tranjeri i klubit “Besa”, Nikollë Gegaj, thotë se edhe pse nuk është tranjer i ekipit kombëtar të Malit të Zi, do tu qëndrojë pranë sportistave, dhe shtoi se ata nuk kanë pasur fare përgatitje me ekipin kombëtar gjatë këtij viti.

SHARE