Siç kumtojnë nga Ministria e Ekonomisë së Malit të Zi, ndërtimi i centrales solare në Malin e Brisë në Ulqin, do të fillojë vitin e ardhshëm ndërsa vlera e punimeve do të jetë më shumë se 300 milion euro.
Nga ky resor nuk dëshiruan të precizojnë se kush janë dy investitorë potencial të cilët më herët i dërguan dy letra me të cilët shprehën dëshirën për ndërtimin e këtij objekti në Ulqin, por theksuan se në adresën e Ministrisë për çdo ditë arrin interesime për këtë projekt.
“Prandaj, për këtë momentalisht jemi duke punuar në përgatitjen e tenderit për realizimin e këtij projektit i cili do të publikohet në pranverë. Sipas versionit të punës të dokumentacionit të tenderit, fjala është për një centralë të madhe me fuqi të instaluar prej 200 megavat orë, me mundësi të dhënies së hapësirës për ndërtimin e centrales me fuqi 300 megavat orë”, treguan nga Ministria e Ekonomisë.
Ata mendojnë se është tepër herët për të folur për vlerën e afërt të projektit dhe për atë se sa familje do të furnizohen me centralen solare.
“Ne nuk mund të flasim për detajet para se të marrim ofertat konkrete nga investitorët me propozimet e zgjidhjes konceptuare, të instaluara nga fuqia e centrales dhe informacioneve të tjera të rëndësishme teknike që do të jenë në dispozicion pas shpalljes së tenderit”, kumtuan nga ky resor.
Ndërtimi centrales diellore është nën kompetencat e Komisionit për valorizimin e tokës në lokalitetin Mozhura të Komunës së Ulqinit, të cilin e ka themeluar Qeveria e MZ, në janar, detyra e të cilit është të koordinojë dhe të propozojë aktivitetet dhe modelet e vlerësimit të tokës në pronësi të shtetit.