NGA MESNATA TË GJITHA LLOJET E DERIVATEVE MË SHTRENJTË

Nga mesnata, të gjitha llojet e karburanteve do të rriten në çmim nga një cent deri në tre cent, njoftoi Ministria e Ekonomisë. Në dy javët e ardhshme, Eurosuper 95 do të kushtojë 1 euro e 13 cent ndërsa Eurosuper 98, 1 euro e 16 cent. Çmimi i Eurodizel dhe vajit djegës me shumicë do të jetë tre cent më i lartë dhe do të kushtojë 1 euro e 2 cent, respektivisht 1 euro. Ndryshimet e fundit në çmimet e karburantit ishin më 24 nëntor, kur të gjitha llojet e karburanteve u rritën për dy deri në tre cent.

SHARE