Këshilli i Lartë i Gjykatës së Malit të Zi, konfirmoi aktakuzën kundër ish Kryebashkiakut të Podgoricës, Miomir Mugosha, i cili dyshohet se ka dëmtuar buxhetin e Kryeqytetit, për një milion euro në rastin “Carine”, raporton Televizioni i Malit të Zi.
“Me vendimin e gjykatës së jashtëzakonshme penale të Gjykatës së Lartë në Podgoricë, konfirmohet aktakuza e Gjykatës Speciale të shtetit, në të cilën i akuzuari M.M, akuzohet për kryerjen e veprës penale dhe shpërdorim të detyrës zyrtare”, kumtohet nga Gjykata e Lartë në Podgoricë.
Seanca kryesore, siç është paralajmëruar, do të caktohet brenda afatit ligjor brenda dy muajsh. Kujtojmë se mbrojtja më parë kishte propozuar që këshilli të vendosë se nuk ka vend për aktakuzë, për shkak të rrethanave që përjashtonin ndjekjen penale.
Ata konsideruan se u është shkelur e drejta në mbrojtje dhe se një aktakuzë e tillë nuk mund të konfirmohet.
Mbrojtja atëherë kumtoi se ajo nuk mund të merrte pjesë në procedurën e kryerjes së vlerësimit të ekspertëve.
Sipas raporteve të mëparshme të medieve, ish Kryebashkiaku i Podgoricës, në rastin “Carine” dyshohet se ka dëmtuar buxhetin e Kryeqytetit për 6.7 milion euro.
Hetimet kundër Mugoshës, filluan pasiqë ekspertët bënë një vlerësim të dëmit, që ishte bërë gjatë vitit 2007, në një marrëveshje të bërë ndërmjet Kryeqyteti dhe kompanisë “Carine”, në pronësi të Çedomir Popoviq.
Kryeqyteti i ka dorëzuar kësaj kompani pronën në Aerodrum të Vjetër, për 2.5 milionë euro, që është disa herë me e vogel se vlera e parashikuar.
Mugosha në muajin tetor të vitit të kaluar ishte dëgjuar në Gjykatën Speciale të Shtetit, por ishte liruar që në procedurën e mëtejshme të mbrohet nga liria. /TV BOIN/