RECETAT ELEKTRONIKE DHE LISTA E RE E ILAÇEVE HUTUAN QYTETARËT

Në ditën e parë të zbatimit elektronik me recetë, pacientët i hutuan listat e reja të ilaçeve të cilat që nga dje hynë në fuqi. Në farmacione kishte keqkuptime, pasiqë farmacistët nuk guxojnë më të lëshojnë ilaçe individuale, të ashtuquajtura si ilaçe zëvendësuese.

Lidhur me këtë farmacistja Natasha Bakoç për gazetën “Pobjeda”, shpjegoi se lista e re është zgjeruar, kështu që nga tani në receta do të lëshohen shumë preparate që nuk ishin më parë në listë.

“Ajo që ka ndryshuar është përbërja dhe lloji i ilaçeve, si dhe fabrika e ilaçeve për të cilat ne mund të lëshojmë një recetë.Prandaj, një gjë e re ështe që lista e tanishme ka një emër të mbrojtur nga një fabrikë e caktuar.Ne farmacistët nuk kemi më mundësi të lëshojmë më ilaçe paralele, por vetëm ato ilaçe të prodhuar nga një fabrikë e veçantë për këtë përbërje. Problemi është se disa nga ilaçet mungojnë, ashtu siç kanë munguar gjithmonë”, tha Bakoç.

Ajo theksoi se është e domosdoshme të forcohet ndërveprimi i mjekëve dhe farmacistëve, gjegjësisht farmacitë dhe qendrat shëndetësore.

“Mjekët duhet më shumë të informohen se çfarë ilaçesh ndodhen në treg në Mal të Zi dhe cilat ilaçe kanë mundësi farmacitë të ndajnë në recetë. Tani për herë të parë kemi një listë bazë dhe plotësuese,kështu që pacientëve duhet të  u shpjegohet se çfarë do të thotë kjo “, shtoi Bakoç.

Ajo gjithashtu vuri në dukje problemin që mjekët i përshkruajnë ilaçet që nuk janë më në dispozicion në tregun e MZ, madje jo në barnatoret me shumicë që punojnë për farmacitë private.

Ajo si shembull përmendi ilaçin “amolgal”, i cili është i prodhuar nga Gallenika. Siç raporton portali “CDM”, shumica e qytetarëve dje ishin të pakënaqur me recetën elektronike, duke argumentuarse për shkak të kësaj risi, ata nuk kishin mundësi të merrnin ilaçet që kishin përdorur vite me radhë sipas recetave të përshkruar në leter nga ana e mjekut.

Nga farmacionet ata i dërguan në shtëpitë e shëndetit, por kishte edhe pacientë të tjerë të cilët mendonin se ishte e mjaftueshme të shkojnë vetem me libresë shëndetësorevetëm sipas terapisë së nevojshme që kishin përdorur ndër vite pa shkuar te mjeku.

Megjithatë, drejtori i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, Sead Çirgiq, theksoi se ka përparësi në recetë elektronike në krahasim me recetat e përshkruara.

“Ka shumë përfitime nga një recetë elektronike, për shembull në  pjesën financiare, sepse nuk do të kemi shpenzime për recetav, as nuk do të ketë nevojë të sigurohet hapësirë ​​për pajisjet e tyre. Janë rreth katër milionë receta, është një sasi e madhe. Gjithashtu, recetat elektronike na mundësojnë që të kontrollojmë më mirë dhënien e recetave, të cilat gjithashtu do të na lejojnë ti zvogëlojmë shpenzimet”, deklaroi Çirigiq për gazetën “Dnevne novine”.

Sipas tij, komoditetet e një recetë elektronike do të ndjehen edhe nga qytetarët, sepse do të kursejnë më shumë kohën e tyre. /TV BOIN/

SHARE