Nesër plotë 19 vite më parë në Malësi u themelua Televizioni Boin, Televizioni i vetëm i pavarur 100% në gjuhën shqipe në Mal të Zi, themelues i të cilit ishte i ndjeri Tomë Bojaj. Qellimi kryesor i veprimtarisë së këtij televizioni ka qenë dhe mbetet ruajtja dhe avancimi i të drejtave kolektive e individuale të pakicave, me theks të veçantë të drejtat e shqiptarëve në Mal të Zi. TV Boin me programin e vet bën informimin e opinionit, mbi të gjitha ngjarjet në vend dhe në botë si dhe bën kultivimin e dashurisë ndaj artit, muzikës, teatrit dhe krijimtarisë së përgjithshme artistike, letrare filmike etj, në gjuhën shqipe. Televizioni Boin aktualisht shikohet në trevën e Malësisë dhe të Ulqinit, si dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Nesër me rastin e përvjetorit të këtij Televizioni, stafi i TV Boin ka përgatitur materiale të ndryshme, si dhe do të shfaq dramën e përgatitur nga SHKA Rapsha “Në besë të kësaj shtëpie”.