EKATERINA TRENDAFILOVA RIEMËROHET KRYETARE E DHOMAVE TË SPECIALIZUARA TË KOSOVËS

Ekaterina Trendafilova është riemëruar kryetare e Dhomave të Specializuara të Kosovës edhe për katër vjetët e ardhshëm. Në një njoftim të Dhomave thuhet se autoriteti emërues, ambasadori Lars-Gunnar Wigemark (shef i misionit të EULEX-it në Kosovë), riemëroi gjykatësen, Ekaterina Trendafilova, edhe për katër vjet, dhe ky emërim hyn në fuqi nga data 15 dhjetor 2020. Sipas njoftimit, kryetarja Trendafilova shprehu mirënjohjen për “besimin që i është dhënë për të vijuar t’u shërbejë Dhomave të Specializuara të Kosovës të cilat kanë hyrë në një fazë të re dhe të rëndësishme me nisjen e proceseve gjyqësore”. Ajo deklaroi se ka besim që proceset do të kryhen në mënyrë të mbrojtur, të pavarur, të paanshme, të drejtë dhe efikase, në pajtim me mandatin e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

SHARE