Prioritetet të cilat Mali i Zi, do të kontribuojnë në planin rajonal janë lidhjet infrastrukturore dhe ekonomike të rajonit dhe marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, tha kryeministri i MZ, Dushko Markoviq, gjatë takimit me liderët e Ballkanit Perëndimor dhe liderët e Bashkimit Evropian në Sofje.
Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, mori pjesë sot në Sofia , në një drekë pune që u organizua nga kryeministri bullgar Bojko Borisov, për krerët e Ballkanit Perëndimor të Gjashtë me pjesëmarrjen edhe të presidentit të Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker, Përfaqësueses së Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri Federica Mogerini dhe Komisionarit Evropian për politikën e fqinjësisë dhe negociatat e zgjerimit Johannes Hahn.
Ky tubim u organizua në fund të turneut të Presidentit Juncker për Ballkanin Perëndimor rreth promovimit të Strategjisë së Komisionit Evropian për Ballkanin Perëndimor.
“Markoviq theksoi rëndësinë e infrastrukturës dhe lidhjes ekonomike të rajonit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore si prioritete që Mali i Zi, nga ana e tij, do të kontribuojë në planin rajonal, duke përmbushur kështu reformën e përgjithshme dhe agjendën ekonomike në procesin e saj drejt pranimit në BE”, kumtuan nga Qeveria e MZ.