VUJANOVIQ PARAQITI PROPOZIM PËR AMNISTI TË KNEZHEVIQ

Këtë propozim e paraqitën Shoqata e Shkrimtarëve të Malit të Zi, Instituti për Kulturë Serbe dhe Shoqata e Shkrimtarëve Serbë të Malit të Zi.

Propozimi i është dërguar Vujanoviqit nga Novica Gjuriq nga Shoqata e Shkrimtarëve të Malit të Zi, Nikola Marojeviq, nga Instituti për Kulturë serbe dhe Shkrimtari  Beqir Vukoviq , të cilët i kërkuan atij të përdorë mekanizmat ligjorë lidhur me rastin e Knezheviq dhe në këtë mënyrë të kontribuojë në qetësimin e tensioneve.

Në përgjigjen e Vujanoviq të publikuar në faqen e internetit të Presidentit të MZ, thuhet se sipas nenit 7 të Ligjit për amnisti, kërkesa për amnisti mund të paraqitet nga personi i dënuar, bashkëshorti  apo bashkëshortja, një i afërm i gjakut në linjë të drejtë, vëllai, motra, apo personi me të cilin jeton personi i dënuar në një bashkësi jashtëmartesore.

Vujanoviq kujtoi se ky ligj parashikon që kërkesa për amnisti ti dorëzohet Ministrisë së Drejtësisë dhe se nëse i është dorëzuar ndonjë  organi apo subjekti tjetër,  do ta paraqesë atë pa vonesë në atë departament.

SHARE