NË FUNDJAVË DO TË MBAHET MBLEDHJA E KRYESISË SË LISTËS SHQIPTARE

Mbledhja e kryesisë së Listës Shqiptare në të cilën do të vendoset për pjesëmarrjen e mundshme në qeverinë e re do të mbahet gjatë fundjavës ose të hënën, tha për “Pobjeda”, bartësi i kësaj liste, Nik Gjeloshaj. Në pyetjen për të komentuar njoftimin e mandatarit për riorganizimin e qeverisë dhe nëse e sheh këtë njoftim si një synim për të hapur vend për pakicat, Gjeloshaj tha se nuk është i informuar dhe se për çfarë bëhet fjalë duhet të thotë mandatari. I pyetur se çfarë pozicioni presin në pushtetin ekzekutiv, nëse vendosin të pranojnë pjesëmarrjen në qeveri, Gjeloshaj tha se kjo nuk është gjëja më e rëndësishme për Listën Shqiptare. “Kjo nuk është gjëja më e rëndësishme për ne. Unë nuk do të shpreh mendimin tim personal. Do të pres qëndrimin e Listës Shqiptare. Le të vendosë kryesia për gjithçka,” tha Gjeloshaj.

SHARE