E VËSHTIRË TË KONTROLLOHEN SHKELJET E MASAVE TË TRUPIT KOORDINUES KOMBËTAR

Inspektorët në terren vështirë se mund të kontrollojnë nëse qytetarët respektojnë apo shkelin masat e Trupit Koordinues Kombëtar, sepse ndodh që në një moment mbajnë maskën në mënyrë korrekte, dhe në tjetrin moment e heqin atë, u theksua për “Pobjeda” nga Drejtoria për Çështjet e Inspektimit. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dr. Boban Mugosha, tha të hënën se në seancat e Trupit Koordinues Kombëtar, ata këmbëngulën që inspektimi të punonte më fortë. Inspektorati u përgjigj se inspektorët e Administratës, së bashku me shërbimet e tjera dhe me ndihmën e policisë, kontrolluan terrenin dhe se ata nuk mund të qëndrojnë me personat gjatë gjithë ditës për të parë nëse do të respektohen masat. Ata theksuan se është e vështirë të ndiqet kjo me kapacitetet ekzistuese të personelit dhe se në bashkëpunim me kolegët nga pushteti lokal dhe zyrtarët e Administratës së Policisë, ata arrijnë të organizojnë mbikëqyrje në një farë mase. Në periudhën prej 1 tetorit deri më 10 nëntor, inspektorët kanë kryer 11,134 inspektime, kanë lëshuar 63 urdhra për kundërvajtjet e kryera, të cilat vendosën gjoba në vlerë totale prej 70,650 euro dhe dorëzuan pesë kërkesa për fillimin e procedurave për kundërvajtje në gjykatën kompetente. Nga Drejtoria për Çështjet e Inspektimit, për gazetën “Pobjeda” thanë se në fillim ata vepruan në mënyrë parandaluese dhe edukative, “duke pasur parasysh kompleksitetin e situatës në të cilën gjendeshin subjektet e biznesit dhe kështu treguan qëllimin për të dalë nga kjo situatë me sa më pak pasojat për operacionet e subjekteve të kontrolluara”. Ata që vazhduan të shkelnin masat u gjobitën.

SHARE