Laboratorët e Institutit të Shëndetit Publik, kanë përfunduar analizën e 1372 mostrave për koronavirus të ri, ndër të cilët janë regjistruar gjithsej 546 raste të reja pozitive të infeksionit SARS-CoV-2. Që nga rezultatet e djeshme, 7 vdekje në lidhje me COVID19 janë raportuar në pacientë nga Berane (3), Tivat, Nikshiq, Bijello Pole dhe Podgorica. Në 24 orët e fundit, është raportuar shërim në 289 pacientë. Duke marrë parasysh të gjitha rastet e zbuluara rishtazi, si dhe numrin e të rikuperuarve në 24 orët e fundit, numri i përgjithshëm i rasteve aktive aktive të COVID19 në Mal të Zi është 7427.